fbpx

Të prekurit nga Kovid-19 shërimin ta kërkojnë në spital, jo në internet, ky “lajm” manipulon

Përderisa ende nuk është gjetur një trajtim i veçantë edhe efikas kundër virusit korona në botë, gazetarët nuk duhet të shpërndajnë receta të ndryshme duke cituar “mjekë” të ndryshëm për atë se si të trajtohemi nga kjo sëmundje. Ekspertët disa herë janë shprehur se të gjithë pacientët trajtohen në varësi të asaj se sa të sëmurë janë, “recetat” online mund të jenë të dëmshme në qoftë se një i infektuar me Kovid-19 bie pre e tyre, dhe trajtohet ashtu siç ka shkruar “gazetari” në lajmin që e recensojmë, shkruan Crithink.mk.

Linku deri te lajmi origjinal: Mjeku Italian Jep Receten Mahnitese Se Si Te She’roheni Vete Nga Ko Vid! Në Kushte Shtepie

Data e publikimit: 05.04.2021

Data e recensimit: 11.04.2021

Recensues: Ardit Ramadani

Për klikime, autori i shkrimit të cilin e recensojmë manipulon me qytetarët kështu duke ju dhënë receta të ndryshme se si ata të “kurojnë” në kushte shtëpiake Kovid-19. Për ironi, në paragrafin e parë të këtij “lajmi”, në fund të fjalisë autori na dërgon në qëllimin e vërtetë të shkrimit, edhe atë:

Menjëherë pasi tregohet “receta”, shkruan kështu: “Shtype reklamën për të lexuar lajmin e plotë”.

Duke marrë parasysh se qytetarët nën efektin e stresit dhe emocioneve të shkaktuara nga Kovid-19 besojnë thuajse çdo që lexojnë, ky “gazetar” këtë e ka parë si një mjet të rëndësishëm për të thithur para përmes reklamave, por duke bë një dëm të paparashikueshëm masës.

Përderisa nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) disa herë janë shprehur se nuk ekziston një trajtim fiks i sëmundjes Kovid-19, autori i këtij lajmit ka shkruar “recetën” me barna të ndryshme që duhet të përdorin qytetarët, sipas tij.

“Rasteet me simpttoma të lehta (temperaturë jo më e lartë se 38 ose simpttoma të lehta të frymëmarrjes), Përdorni parac’eetamol, ose aceetilsaliicilik nëse nuk keni kundërindikacione” shkruan në lajmin që e recensojmë.

Është e rëndësishme të theksohet se edhe në qoftë se një ilaç realisht mendoni se mund të ju ndihmojë në luftën me Kovid-19, ju duhet patjetër para përdorimit të konsultoheni me mjekun tuaj dhe jo me shkrimet në internet.

Gazetari nuk guxon të jep “kura” për sëmundje

Edhe pse autori i këtij shkrimit i referohet një mjeku italian që sipas tij quhet Basseti, ai nuk ka përdorur ndonjë citim apo burim se ku është shprehur ky mjek në atë formë që pohon autori i shkrimit. Pra, lajmi është tërësisht i pa verifikuar dhe potencialisht mashtrim.

“Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente” thotë neni 1 i Kodit Etik të gazetarëve.

Në mënyrë që ky lajm të jetë sa më i besueshëm, rrjedhimisht të ketë sa më shumë klikime në reklamën të cilën gazetari e potencon nga paragrafi parë, ky autor është thirrur në autoritetin e një “mjeku italian”, kjo metodë e manipulimit është e njohur në Doracakun e Crithinkut.

“Prirje për t’i atribuuar vërtetësisë një deklarate nëse thuhet nga autoriteti” kështu shpjegohet teknika e manipulimit “Thirrje në autoritet”.

Marrë parasysh se jemi në kohë pandemie dhe qytetarët janë të stresuar dhe të shqetësuar për shëndetin e tyre, autori i këtij shkrimi ka luajtur me emocionet e lexuesve në mënyrë që të klikohet sa më shumë, edhe kjo teknikë është e njohur në Doracakun e Crithinkut si “Thirrje në emocion”.

“Prirje për përdorim të fjalimit të bazuar në bindje në vend të fakteve, në mënyrë që të ngjallë emocione tek bashkëbiseduesi dhe të fitojë në diskutim” shpjegohet teknika e manipulimit “Thirrje në emocion”.

Në fund, ky autor ka neglizhuar dhe anashkaluar tërësisht burimin kryesor për informata rreth Kovid-19, që është Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku thuhet qartë se ende nuk ka një kurë specifike për virusin korona. Andaj, është e rëndësishme që secili ta bëje punën e vetë ndërsa pacientët kur të ndjejnë simptome, të paraqiten te mjeku i tyre amë dhe assesi të mos kërkojnë shërimin në internet.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button