Në Maqedoninë e Veriut më shumë se gjysma e turistëve të huaj vijnë nga tre shtetet e rajonit

Në Maqedoni e Veriut gjatë muajit shkurt janë regjistruar 11 835 turistë të huaj, shumica prej të cilëve nga Kosova (2 518), Shqipëria (2 185) dhe Serbia (1 891), transmeton Portalb.mk.

“numri i turistëve gjatë muajit shkurt të vitit 2021 është 27 569, ndërsa numri i netëve të kaluara është 60 013”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që numri i turistëve në muajin shkurt 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është ulur për 41.7%, ndërsa numri i netëve të kaluara është ulur për 36.8%.

Raportohet që numri i turistëve vendor është ulur vetëm për 10.4% derisa netët për 14.8%, por i turistëve të huaj për 60.2%, ndërsa netëve për 65.4%. Kështu, në muajin shkurt kemi pasur 15 734 turistë vendor, ndërsa 11 835 të huaj, derisa 33 239 netë të kaluara janë nga turistët vendor, ndërsa nga ato të huaj 26 774.

“Në periudhën janar – shkurt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i turistëve është ulur për 45.7%, edhe atë: te turistët vendor është ulur për 11.3%, dhe te turistët e huaj për 65.4%”, sqarojnë ng Enti.

Në periudhën janar – shkurt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i netëve të kaluara është ulur për 38.9%, gjithashtu te turistët vendor për 15.1%, dhe te turistët e huaj për 56.4%.

Në muajin shkurt, prej 27 569 turistëve, 22 994 turistë janë vendosur nëpër hotele, ku në hotele me 5 yje vetëm 6 564 turistë, në ato me 4 yje 10509 turistë, 3 yje 4 031, 2 yje 1 386, ndërsa në hotele me një yll janë vendosur 504 turistë.Në banesa e dhoma me qira janë vendosur 2 598 turistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button