RMV, Agjencia ka shkelur të drejtën kushtetuese, nuk ka autorizim për të monitoruar biznesmenin, vlerësojnë ekipi i Kamçevit

Orce Kamçev përfundoi në paraburgim në 14 mars pasi Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK) paraqiti një shënim në Prokurori se ai po përgatitej të ikte, paraburgim i cili u zgjat edhe për 30 ditë.

Lidhur me këtë shënim, sot në një konferencë për shtyp në ambientet e “Sistina” avokati i tij Toni Menkinovski informoi se si mbrojtje ata kanë ngritur procedurë para Gjykatës themelore penale në Shkup për të përcaktuar paligjshmërinë e shënimit. Ai pretendon se ASK-ja ia ka shkelur të drejtat e tij kushtetuese për liri dhe siguri, për mbrojtje efektive dhe efikase dhe për gjykim të drejtë para gjykatës së paanshme, raporton 360shkallë. Kjo Agjenci, sipas mbrojtjes, nuk kishte autorizim për të monitoruar biznesmenin sepse nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim për sigurinë kombëtare.

“ASK ka vepruar jashtë kompetencave ligjore të parapara në Ligjin mbi Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, kompetencave që kanë të bëjnë veprime si spiunazhi, terrorizmi dhe financimi i tij, ekstremizmi i dhunshëm dhe aktivitete të tjera në lidhje me kërcënimet e sigurisë dhe rreziqet e sigurisë kombëtare. Prandaj, mbetet e paqartë se si Z. Kamçev rrezikon sigurinë kombëtare të vendit dhe përbën një kërcënim për t’u monitoruar nga 12 shkurt deri më 14 mars 2021, si dhe të përgatitet shënim zyrtar”, tha Menkinovski.

Ai pohon që ASK-ja, në vend që të informonte prokuroren Lile Stefanova e cila e drejton këtë lëndë, nëse ka pas çfarë do informacioni në lidhje me arratisjen, është dashur ta informonte Byronë për siguri publike (BSP) në MPB, e cila ka autorizim për të monitoruar dhe për të analizuar situatën e sigurisë dhe shkaqet për shfaqje të kriminalitetit, e pastaj, sipas avokatit, BSP-ja është ajo që është dashur ta kishte informuar prokurorin. Një argument tjetër i mbrojtjes është se ASK nuk kishte urdhër gjykate për të ndjekur Kamçevin.

Ekipi i avokatëve të biznesmenit e përdor, në dobi të tyre, edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev.

“Se bëhet fjalë për shqiptim skandaloz të masës më të rreptë të sigurisë, të shqiptuar në bazë të shënimit verbal të informatorit dhe mosparaqitje të provave për mbrojtje”, konfirmon Kryeministri, i cili si degë ekzekutive kishte kompetenca dhe mund të kishte qasje në raportin e ASK. Ai tha se i dyshuari Kamçev nuk kishte planifikuar një arratisje me agjentë bullgarë. Ai tha: “Nuk ka të bëjë me monitorimin, unë them që nuk është monitoruar…Agjentët, Bullgaria, nuk është e vërtetë, nuk ka diçka të tillë atje. Ka disa arsye për të cila asht ndjellë instinkti i tyre për të shkruar dhe raportonin, të vlerësuar më tej nga prokurori publik.”

Menkinovski citoi Zaev të thoshte se gjykata u kishte thënë se masa e paraburgimit ishte vendosur për shkak të bashkëpunimit me agjentët bullgarë dhe një plani arratisjeje.

Përveç procedurës për paligjshmërinë e shënimit, avokatët e Kamçev për këto arsye thanë se ata do të paraqisnin një ankesë në Këshillin Gjyqësor për punë neglizhente dhe joprofesionale të gjyqtarit pas procedurës mëparshme.

Nga ana tjetër, Kamçevi është njëri nga iniciuesit kryesor të nisjes së hetimit të rastit “Reket”, pasi sipas deklaratave të vetë denoncuesit të rastit, kryeministrit Zoran Zaev ka qenë Kamçevi ai i cili është ankuar për reketim. Reketimi është bërë nëpërmjet Katica Janevës, në atë kohë kryeprokurore e Prokurorisë Speciale Publike, e cila udhëhiqte me lëndën “Perandoria”.

Edhe pse kishte të dhëna se “Perandoria” është dëmtuar për shkak të përpjekjes së Janevës që i njëjti të ndalojë, sepse në “Reket” nisi hetimi ndaj saj, sërish rasti është duke u vazhduar, sepse sipas hetimit, përpjekja e Janevës për ta liruar Kamçevin ishte e pasuksesshme.

Orce Kamçev përfundoi në paraburgim 30-ditor në 14 Mars si një nga të dyshuarit në lëndën “Parcela në Vodno”. Ai apeloi masën e paraburgimit në këshillin penal, por ajo u refuzua.

Në hetimin e “Parcela në Vodno “, përveç Kamçevit, të dyshuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijalkov, kumbara i Gruevskit, Rusko Novaçevski, nëna e Kamçevit, Ratka Kamçevë. Rasti ka të bëjë me faktin se parcela tërheqëse toke në Vodno ishin blerë me para të anëtarësisë dhe donacionet e partisë për VMRO-DPMNE. Bëhet fjalë për 11.000 metra katrorë tokë dhe shumë prej 1.3 milionë euro. Kohët e fundit, si pjesë e hetimit, prokuroria kontrolloi edhe apartamente që lidhen me Gruevskin.

Ndryshe, biznesmeni Orce Kamçev do të vazhdojë të qëndroje në burgun “Shkupi”, për shkak se Gjykata Penale sot i shqiptoi plus 30 ditë paraburgim. Vazhdimi i masës “paraburgim” vjen për shkak se edhe dy ditë i kalon 30 ditëshi i parë i paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button