RMV, mësimdhënësit me dhjetë vjet përvojë pune mund të aplikojnë deri më 26 prill për recensent të librave

Në Maqedoninë e Veriut deri më 26 prill do të jetë i hapur konkursi për recensentë të disa librave që do të përdoren në shkolla fillore dhe të mesme në vend, transmeton Portalb.mk.

“Recensentët e paraqitur duhet të plotësojnë kërkesat: të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore  për të cilën është menduar libri shkollor dhe të jenë mësimdhënës nga shkolla fillore ose e mesme të përshtatshme për lëndën për të cilën është menduar libri shkollor”, deklarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke sqaruar që recensentët duhet të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie.

Disa nga librat e nevojshme janë: biologjia, matematika, gjeometria, informatika, kimia dhe libra nga drejtime të ndryshme, duke përfshirë edhe librat e gjuhës shqipe (lëndë zgjedhore) për klasat e shtata, teta dhe nënta për nxënësit që nuk janë shqiptarë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve  është deri më 26 Prill 2021. Aplikimet jo të  plota ose të parakohshme nuk do të merren parasysh”, sqarojnë nga ministria, duke sqaruar se Aplikimi i plotësuar duhet të dorëzohet në objektin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button