RMV, është promovuar doracaku për votuesit e rinj, ambasadori Koja: Të rinjtë mund të sjellin ndryshime përmes votës

Me qëllim që sa më shumë të rinj të marrin pjesë në proceset zgjedhore në vend, nga Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve (KShZ) dhe OSBE-ja kanë promovuar doracakun e parë për votues të rinj. Nënkryetarja e KShZ-së, Ditmire Shehu potencoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset zgjedhore dhe ato vendimmarrëse, shkruan Portalb.mk.

Ky doracak do të shërbeje si mënyrë për të vendosur komunikim të drejtpërdrejtë mes të rinjve dhe KShZ-së, në mënyrë që të rinjtë, sidomos ata që votojnë për herë të parë, të jenë më të njoftuar për të drejtat e tyre.

Sipas nënkryetares të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Ditmire Shehu, në mënyrë që ky doracak të arrijë në duart e secilit, po bëhen përpjekje të ndryshme për të botuar atë në të gjitha format. Ajo shtoi se qlllimi është të rritet interesi i të rinjve për pjesëmarrje në procese zgjedhore.

“Theks të kryesorë i vëmë të rinjve dhe do të jemi veçanërisht të lumtur nëse secili prej tyre përfshihet në zgjedhjet dhe proceset e tjera të vendimmarrjes në vend. Si institucion, ne tashmë jemi duke bërë përpjekje për të botuar këtë Doracak në forma të tjera që janë më lehtë të arritshme për të rinjtë. Gjithashtu, në bashkëpunim me partnerët tanë nga Misioni i OSBE-së, ne tashmë jemi duke organizuar trajnime të ndryshme fillestare të bazuara në këtë Doracak, të cilat më tej presim të rrisin interesin dhe njohuritë në lidhje me nevojën për të marrë pjesë në zgjedhje, veçanërisht gjeneratat e reja. “, theksoi Ditmire Shehu.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Clemens Koja, tha se ky vend ka nevojë për energjinë e të rinjve në politikën e vendit, ai shtoi se votimi është mënyra më efektive për të bërë ndryshimet, veçanërisht siç tha ai, në nivel lokal.

“Të rinjve do tu thoja: vota juaj është i rëndësishme. E juaja është që të sillni idetë tuaja, shqetësimet dhe përparësitë tuaja dhe energjinë tuaj në politikën e këtij vendi. Edhe pse ka mënyra të tjera për ta dëgjuar zërin tuaj, të tilla si në mediat sociale, votimi është mënyra më efektive për të bërë ndryshime politike. “Veçanërisht në nivelin lokal, ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim real në menaxhimin e komuniteteve tuaja,” tha Ambasadori Koja.

Ndryshe, autorët e këtij doracaku janë Bojan Kordalov – komunikolog, në cilësi të konsulentit të pavarur, Admir Shabani, udhëheqës i Sektorit të edukimit në KSHZ, si dhe Nina Shulloviq – Cvetkovska dhe Jasmina Todorovska – Miteva nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button