“Mollëkuqja” i ra ziles së ndërgjegjësimit për ngacmimet seksuale përmes një fushate kreative

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër ngacmimeve seksuale, një grup aktivistësh nga lëvizja feministe Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”, kanë vendosur që t’i bien ziles së vetëdijes, duke vizatuar një zile në dorë, ata synojnë ngritjen e vetëdijes për këtë fenomen, nga kjo lëvizje potencuan se kjo sipas tyre është “thirrja e fundit” për zgjim nga gjumi, shkruan Portalb.mk.

Nga lëvizja feministe, Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” potencuan se ky projekt është thirrje për ndërgjegjësim, të gratë të mos përdhunohen, të trupi askujt të mos preket pa leje dhe të ndalohen fishkëllimat rrugës.

““Mollëkuqja” ka vendosur që të gjithë së bashku t’u biem zileve dhe të ngremë vetëdijen kundër ngacmimet seksuale, meqë muaji prill është Muaji i Ndërgjegjësimit për Ngacmimet Seksuale. Kjo është thirrja e fundit për ndërgjegjësim, që gratë të mos përdhunohen, që trupi i askujt të mos preket pa leje, që të mos ketë fishkëllima rrugës, që të mos zgjaten më duar drejt trupit të grave pa aprovimin e tyre” kumtuan nga “Mollëkuqja”.

Zgjim nga gjumi dhe paralajmërim, kjo sipas “Mollëkuqes” është kuptimi i vërtetë i ziles, ata përsëritën nevojën që gratë meritojnë të ndjehen të sigurta kudo dhe kurdo.

“Zilja simbolizon thirrje për ndryshim apo paralajmërim që gratë dhe vajzat meritojnë të ndjehen të sigurta edhe kur rruga është bosh dhe nuk ka drita. Çdo fyerje, fishkëllimë, tentim për prekje konsiderohet ngacmim seksual dhe kjo duhet të dënohet nga të gjithë ne” shtuan nga “Mollëkuqja”.

Pse pikërisht tani?

Muaji prill në botë njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër ngacmimeve seksuale, në këtë muaj kryesisht aktivistët organizojnë projekte të ndryshme të ndërgjegjësimit me anë të së cilave synojnë parandalimin e sulmeve seksuale.

Nga “Mollëkuqja” theksuan se çdo kontakt seksual i padëshiruar nga njëra palë e përfshirë, quhet ngacmim seksual dhe sipas tyre kjo duhet të ndalojë sa më shpejtë që është e mundshme, ky “fenomen” siç thanë ata, i prek të gjithë gjinitë pa dallime.

“Dhuna seksuale ndodh në çdo komunitet dhe prek personat e të gjitha gjinive dhe moshave. Dhuna seksuale është çdo lloj kontakti seksual i padëshiruar. Kjo përfshin fjalë dhe veprime të një natyre seksuale kundër vullnetit të një personi dhe pa pëlqimin e tyre. Një person mund të përdorë ngacmime, forcë, kërcënime, manipulime ose detyrime për të kryer marrëdhënie seksuale” potencuan nga “Mollëkuqja”.

Si mund të përfshiheni në këtë fushatë kundër ngacmimeve seksuale?

Dhjetëra persona duke filluar nga sot i janë bashkëngjitur nismës së lëvizës feministë “Mollëkuqja”, mënyra për ta bërë këtë, siç thonë nga kjo organizatë, është duke vizatuar një zile në dorë dhe duke e shpërndarë atë në rrjetet sociale.

“Ju ftojmë të na bashkëngjitkeni në nismën tonë për të ngritur sa më tepër vetëdijen, duke vizatuar një zile në dorë dhe duke e shpërndarë të njëjtën në rrjetet sociale me hashtagun: #thirrjaefundit #последенповик #lastcall. Është kjo thirrje për t’u zgjuar e për të kuptuar se sa të rrezikuara ndjehen gratë dhe se kjo nuk është normale e nuk duhet më të shihet si e tillë” shkruajnë nga “Mollëkuqja”.

Qendra për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

Ndryshe, kjo kampanjë ka filluar sot dhe do të zgjasë gjatë gjithë muajit prill, nga Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” i kanë bë thirrje të gjithë personave pa dallime t’i bashkëngjiten fushatës në mënyrë që të arrihet qëllimi i ndërgjegjësimit të masës për këtë fenomen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button