Në Shkup do të ndërtohet lagje e re në hapësirën nga Kazerma “Ilinden” deri te Bulevardi Sllovenia, Komuna e Karposhit miratoi planin e detajuar

Lagjja e re do të ndërtohet nga kazerma “Ilinden” deri në bulevardin “Sllovenia” në Shkup. Komuna e Karposhit e miratoi Planin e ri të detajuar urbanistik (PDU) për Kazermën “Ilinden”, i cili parasheh që të ndërtohen ndërtesa banimi, qendra tregtare, objekte afariste, hotele, si dhe objekte për institucione publike, transmeton Portalb.mk.

I gjithë Plani i detajuar përfshin një sipërfaqe prej 34.831 hektarë, dhe përcaktohet në veri në bulevardin “Sllovenia”, në lindje shtrihet përgjatë rrugëve të shërbimit të planifikuara rishtazi 1804 dhe 1811, ndërsa në jug dhe perëndim shtrihet nëpër bulevardin Nikolla Karev. Kjo hapësirë tani është bosh, ndërsa me planin e ri parashihet që të rregullohet plotësisht,

“Me këtë plan, jemi duke i realizuar përpjekjet tona për të ridrejtuar ndërtimin e pjesës urbane drejt periferisë. Fusha e shtrirjes është konceptuar në një tërësi me gjithsej 34 parcela të dedikuara për banim dhe njësi tregtare, kompleks të hoteleve, parashihet ndërtimi i një shkolle fillore dhe të mesme, si dhe një kopsht fëmijësh, një objekt i MPB-së dhe një stacion për kontroll teknik të automjeteve. Gjithashtu, plani parashikon hapësirë për park me gjelbërime (D1) dhe gjelbërimin mbrojtës (D2)”, thonë nga Komuna Karposh për SDK.

Lartësia më e madhe e ndërtesave është kati përdhes plus 7 kate. – Ekstrakt nga plani i detajuar i Kazermës “Ilinden”

Ndërtesat janë planifikuar të kenë kat përdhes plus shtatë kate, ndërsa për objektet afariste kat përdhes plus pesë kate.

Sipas parametrave të planit, 24,775 metra katrorë ose 7,11 % e tërë PDU-së janë paraparë për banim. Për objekte tregtare dhe afariste, janë paraparë 74,236 metra katrorë ose 21,31 %. Ndërsa 50,211 metra katrorë ose 14,42 % e sipërfaqes së përgjithshme do të përdoren për institucionet publike.

“Sipërfaqe shumë më të madhe për zonat për gjelbërim dhe rekreacion janë shumë më të mëdha, gjegjësisht për qëllimin e D – gjelbërimit dhe rekreacionit, janë paraparë 71.549 metra katrorë ose 20,54 % e të gjithë PDU-së. Sipërfaqja e mbetur prej 127,544 metra katrorë ose 36,62 % janë destinuar për infrastrukturën e nevojshme”, thonë nga Komuna e Karposhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button