RMV, do të kufizohen çmimet e spitaleve private për trajtimin e pacientëve me Kovid-19

Çmimet e larta për trajtimin e Kovid-19 në spitalet private të RMV-së me ndryshimet ligjore thuajse do të përgjysmohen, kjo vjen pas kritikave të shumta nga ana e qytetarëve për çmime marramendëse deri në 6 mijë euro për trajtim në kushte spitalore në klinikat private të virusit korona, shkruan Portalb.mk.

Filipçe sot përmes një konference për shtyp potencoi se është marrë vendimi që këto ndryshime ligjore nesër të dorëzohen në shtëpinë ligjvënëse, spitalet private do të kenë kufizim në çmimet e tyre për trajtimin e këtij virusi.

“Është marrë vendim që të ndryshohet Ligji për Mbrojtje Shëndetësore, ku spitaleve private do tu kufizohet çmimi i mjeteve financiare gjatë kohës së krizës ose gjatë gjendjes së jashtëzakonshme e që ka të bëj me trajtimin e Covid-19. Nesër në Qeveri do të dorëzojmë propozim ndryshimin e Ligjit për Mbrojte Shëndetësore”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

RMV-ja sot do të pranojë 2 mijë vaksina kineze kundër Kovid-19 nga Abu Dhabi

Dy mijë vaksina kineze në formë të donacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të arrijnë sot në Maqedoninë e Veriut, kështu paralajmëroi ministri i Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe, duke shtuar se që nga muaji shkurt është marrë vesh për këtë donacion,

“Sot do të arrijë një donacion me vaksina kineze. Dy mijë, që do të arrijnë në Aeroportin e Sofjes, ndërsa gjatë ditës do të mbërrijnë në vendin tonë. Kemi organizuar transportin. Tashmë automjeti është nisur për në Sofje”, tha ministri Filipçe.

Ndërkaq, ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të paraqiten te ueb faqja Vakcinacija.mk, kështu duke lënë të dhënat e tyre në atë faqe në mënyrë që të jetë më e lehtë për sistemin shëndetësorë për ti gjetur ata për vaksinim.

Ndryshe, nga sot ka filluar vaksinimi kundër Kovid-19 i punonjësve mediatik të cilët i plotësojnë kushtet për tu vaksinuar në këtë fazë, gjegjësisht janë të moshës mbi 40 vjeçare, kështu njoftoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dje.

Procesi i imunizimit kundër koronavirusit në vend filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë.

Në vend. deri tani kanë arritur 78,000, nga të cilat 48,000 janë dhuruar nga qeveria serbe.

Ministri Filipçe tha se gjatë këtij muaji në vend duhet të arrijnë rreth 300,000 vaksina pjesa më e madhe janë nga Kina.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button