RMV-ja sot do të pranojë 2 mijë vaksina kineze kundër Kovid-19 nga Abu Dhabi

Dy mijë vaksina kineze në formë të donacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të arrijnë sot në Maqedoninë e Veriut, kështu paralajmëroi ministri i Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe, duke shtuar se që nga muaji shkurt është marrë vesh për këtë donacion, shkruan Portalb.mk.

Filipçe sot potencoi se këto vaksina kineze do të përdoren për vaksinimin masiv i cili tashmë ka filluar, ndërkaq me ata do të vaksinohen grupet të cilat do ta kenë radhën sipas planit strategjik për vaksinim.

“Sot do të arrijë një donacion me vaksina kineze. Dy mijë, që do të arrijnë në Aeroportin e Sofjes, ndërsa gjatë ditës do të mbërrijnë në vendin tonë. Kemi organizuar transportin. Tashmë automjeti është nisur për në Sofje”, tha ministri Filipçe.

Ministri Filipçe në mes të tjerash potencoi se deri tani janë vaksinuar grupet e rrezikuara të qytetarëve, numri i të cilëve është 25 mijë, ai shtoi se vaksinimi do të vazhdojë me të moshuarit, të cilët do të marrin dozat e ngelurat të Sputnik.

“Rreth 25 mijë qytetarë deri tani janë vaksinuar, nesër përfundon vaksinimi i të punësuarve në infrastrukturën kritike, nga e mërkura vaksinat e ngelura nga 29 mijë vaksinat Sputnik do të ndahen për të moshuarit. Në punktet e vaksinimit ku edhe janë vaksinuar” tha Filipçe.

 

Ndërkaq, ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të paraqiten te ueb faqja Vakcinacija.mk, kështu duke lënë të dhënat e tyre në atë faqe në mënyrë që të jetë më e lehtë për sistemin shëndetësorë për ti gjetur ata për vaksinim. 

Ndryshe, nga sot ka filluar vaksinimi kundër Kovid-19 i punonjësve mediatik të cilët i plotësojnë kushtet për tu vaksinuar në këtë fazë, gjegjësisht janë të moshës mbi 40 vjeçare, kështu njoftoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dje.

Procesi i imunizimit kundër koronavirusit në vend filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë.

Në vend. deri tani kanë arritur 78,000, nga të cilat 48,000 janë dhuruar nga qeveria serbe.

Ministri Filipçe tha se gjatë këtij muaji në vend duhet të arrijnë rreth 300,000 vaksina pjesa më e madhe janë nga Kina.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button