Promovohet monografia e Nexhat Agollit

Të enjten në hotel Liraku u promovua monografia e  veprimtarit Nexhat Agolli nga autori Mahi Nesimi.

Për recezentin e kësaj vepre Nebi Dervishi, nevoja të shkruhet një vepër e tillë ka qenë e madhe pasi që deri më tash për Agollin nuk ka pasur asnjë vepër të shkruar.

“Kjo është një nismë e mirë sepse Monografia e Nexhat Agollit, atdhetarit të harruar do të shërbejë shumë në të ardhmen” theksoi Dervishi.

Ndërsa autori i kësaj monografie, Mahi Nesimi tha se Agolli ka një meritë të madhe në rajonin e Pollogut.

“Ai u ekzekutua nga shërbimet sekrete Jugosllave, Agolli ka merita të mëdha për popullin shqiptar të Maqedonisë duke hapur shkolla, për shembull, shkollën fillore ‘Liria’ në Tetovë. Për të shkruar një vepër të këtillë u dashtë të hulumtoj në shumë arkiva” tha Nesimi.
Vepra është financuar nga Komuna e Tetovës.

Nexhat Agoll lindi në vitin 1914 në Dibër të Madhe. Ai u vra më 28 prill të vitit 1949 nga shërbimet sekrete Jugosllave.

Agolli është  i njohur në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë për veprimtarinë e tij, kundër doktrinës serbe, për të cilën veprimtari edhe torturohet më 1949, përderisa ishte në funksion të nënkryetarit të qeverisë së Republikës së sapoformuar Socialiste të Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button