Për t’u bërë një rrugë biçikletash, rruga e vjetër Ohër-Strugë duhet të kategorizohet nga Qeveria

Pothuajse një muaj pas vdekjes çiklistit nga Struga, në rrugën rajonale Strugë-Ohër, i cili u përplas nga një makinë, institucionet shtetërore dhe autoritetet komunale po hedhin përgjegjësinë për atë se kush duhet të ndërtojë shtegun për biçikleta në këtë rrugë ose ta mbyllë plotësisht rrugën dhe ta kthejë atë në shteg biçikletash që do të lidhë dy qytetet, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Më pak se një muaj më parë, qytetarët e Strugës mbajtën protestë për zgjerimin e rrugës rajonale dhe ndërtim të një shtegu biçikletash që do të lidhë Ohrin dhe Strugën. Kjo kërkesë e banorëve të qytetit përkon me idenë që Këshilli Komunal për siguri në trafikun rrugor nga Ohri prezantoi në vitin 2015 për shndërrimin e plotë të rrugës së vjetër Ohër-Strugë në shteg biçikletash. Përveç kënaqjes së interesimit të madh të banorëve të të dy qyteteve dhe vendbanimeve përreth për udhëtime me biçikleta, shtegu i tillë për biçikleta do të përmirësonte ofertën turistike në rajonin Ohër-Strugë.

“Meta.mk” në lidhje me këtë temë, pyeti Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore, NP Makedonija-Pat dhe komunave të Strugës dhe Ohrit. NP Makedonija-pat përmes telefonit u përgjigjën se ata si kompani nuk janë përgjegjës për shndërrimin e ndonjë rruge në vend dhe se kompetenca e tyre përfundon me rregullimin e gropave në rrugë dhe vendosjen e shenjave përgjatë rrugës.

Nga Komuna e Ohrit nuk morëm përgjigje, por autoritetet lokale nga Struga thanë për “Meta.mk” se ata nuk janë kompetentë për të mbyllur rrugën e vjetër Ohër-Strugë për lëvizjen e automjeteve. Ata pohojnë se juridiksion mbi këtë çështje ka Qeveria e Maqedonisë dhe se për ta zgjidhur problemin, duhet të angazhohet Qendra për zhvillimin e rajonit të planifikimit Jugperëndimor, e cila duhet të punojë në interes të të gjitha komunave të prekura në rajon për këtë çështje.

Me një qëndrim të ngjashëm si Komuna e Strugës, Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore për “Meta.mk” deklarohen se nuk janë kompetent për ta rikategorizuar këtë rrugë rajonale dhe për ta mbyllur rrugën për trafik të automjeteve. Sipas Ligjit aktual për rrugë publike, rikategorizim të rrugëve shtetërore mund të bëjë vetëm Qeveria, me propozim të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve.

Nga NP për rrugë shtetërore shpjegojnë se duhet të dërgohet kërkesë deri te Ministria e transportit dhe Lidhjeve në formë elektronike për marrjen e një vendimi për regjim të përhershëm të trafikut, pas së cilës qeveria në seancë mund të rikategorizojë rrugën.

“Sipas Ligjit për rrugë publike, Vendim për ndryshim të përhershëm të regjimit të trafikut në ndonjë rrugë shtetërore lëshohet nga Ministria e transportit dhe lidhjeve pasi të parashtrojë Kërkese në sistemin elektronik e-regjim”, thonë nga NP për rrugë shtetërore .

Përndryshe, “Meta.mk” dhe “Portalb.mk” tashmë një kohë të gjatë shkruajnë për nevojën e ndërtimit të shtigjeve për biçikleta që do të lidhnin qytetet fqinje në vend, ku ka interes për përdorimin e transportit të biçikletave gjatë udhëtimit të qytetarëve. Në brigjet e liqenit të Ohrit në Shqipëri, tashmë është ndërtuar një shteg biçikletash dhe është funksional për disa vjet. Qendra për kërkime dhe informata mjedisin jetësor “Eko-ndërgjegja” (Eko-svest) ndërsa punonte në Smart Ohrin në të kaluarën, zhvilloi një projekt për ndërtimin e një shtrigu për biçikleta dhe këmbësorë përgjatë brigjeve të Liqenit të Ohrit, por fatkeqësisht ai projekt nuk është bërë prioritet me autoritetet për momentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button