Peshkopët Petar dhe Agatangel janë hospitalizuar për shkak të kovid-19

Peshkopët Petar dhe Agatangel janë hospitalizuar në spitalin privat “Sistina” pasi morën test pozitiv të covid-19, njoftoi Sitel, transmeton Portalb.mk.

Peshkopi Petar për Sitel tha se është hospitalizuar që prej 23 marsit, për parandalim të komplikimeve të mundshme. Tani po ndihet mirë, por pret testin negativ që të shkojë në shtëpi. Ai u bën thirrje besimtarëve ta marrin seriozisht gjendjen me virusin.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Komunitetet Fetare, Darijan Sotirovski, u bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të përfshihen në procesin e imunizimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Para disa ditësh, liderët fetarë në një takim me Kryeministrin Zoran Zaev u bënë thirrje të gjithë besimtarëve që të respektojnë masat kundër covid-19 të miratuara nga Qeveria, veçanërisht në periudhën para festave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button