Në autostradën Tetovë-Gostivar, vozitet me shpejtësi të lartë edhe përskaj kushteve të këqija, ndërsa për shkak të rrethojës së dëmtuar mbrojtëse shpesh kalojnë kafshë të egra

Rrugë e rrafshët, korsi të ngushta, shumë arnime, gropa dhe gunga dhe numër i madh i automjetesh, kjo është pamja e sotme në autostradën Tetovë-Gostivar, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Por, përkundër gjendjes së dobët të rrugës, në këtë segment të trafikut pothuajse të gjithë vozisin me shpejtësi mbi 100 km/orë, megjithëse maksimumi i lejuar është 80 km/orë. E gjithë kjo e bën autostradën Tetovë-Gostivar një nga rrugët më të rrezikshme në vend. Sipas statistikave të SPB Tetovë, vetëm në mars të këtij viti, në seksionin nga lokaliteti Karpallëk deri në Gostivar, kanë ndodhur 22 aksidente trafiku.

“Numri më i madh i aksidenteve të komunikacionit kanë ndodhur shkaku i shpejtësisë së lartë, që për pasojë ka rrëshqitje nga rruga, pastaj për shkak të parakalimit të parregullt, mosrespektimit të sinjaleve të komunikacionit dhe të ngjashme. Në këtë autostradë, radari i policisë së trafikut kohët e fundit regjistroi një automjet që lëvizte me 207 kilometra në orë. Autostrada është veçanërisht e rrezikshme në mot me shi, kur krijohen gropa me uji në korsi që nuk është e rrafshët, kështu që kur ndonjë makina has në to me shpejtësi të madhe, ajo lehtë mund të humbë kontrollin”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

shtatë aksidente automobilistike që ndodhën në mars, shkaku ishte goditja e kafshëve.

“Më së shpeshti janë qenë endacakë dhe për shkak në shumë vende rrjeti mbrojtës i autostradës është i dëmtuar. Ndonjëherë në korsi mund të gjenden edhe bagëti më të mëdha, dhelpra, vjedulla, ndërsa një herë është vërejtur një ari,” shtoi Josifovski.

Në tre muajt e kaluar, SPB Tetovë ka kryer kontrolle të intensifikuara të shpejtësisë së automjeteve, me të cilat janë sanksionuar 985 shoferë të cilët tejkaluan shpejtësinë për 50 dhe më shumë kilometra në orë.

Seksioni nga pika për pagesë të taksës rrugore në Tetovë deri tek pika në Gostivarit nuk është në të vërtetë një autostradë e rregullt, sepse në vend të tre, ka vetëm dy korsi në një drejtim. Ministria e transportit dhe lidhjeve kohët e fundit njoftoi se këtë vit do të fillojë përgatitja e një studimi të fizibilitetit, ndërsa vitin e ardhshëm ndërtimi i autostradës së re Tetovë-Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button