RMV, sot më shumë të shëruar se të infektuar me virusin korona, 46 persona kanë ndërruar jetë

Nga gjithsej 3.050 persona të testuar për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, 687 persona kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit kurse 46 persona kanë humbur betejën me virusin. Gjithsej 1.347 pacient janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej janë raportuar 46 persona të vdekur, edhe atë: 13 nga Shkupi (51, 59, dy persona të moshës 63, 65, 69, 71, dy persona të moshës 72, 81, 82, 84, 87), nga Manastiri – 6 (53, 67 , 70, 72, 78, 90), nga Tetova – 4 (44, 65, 78, 84), nga 3 pacientë të vdekur në Kumanovë (dy persona në 70 dhe 76), Prilepi (34, 68 dhe 73) dhe Strumica (72, 76, 82), nga 2 të vdekur nga  Shtipi (72, 74), Radovishi (47, 70) dhe Vinica (62, 76), 1 nga Velesi (84), Kavadarci (84), Ohri (59), Struga (86), Negotinë (89) Kratovë (85), Makedonski Brod (76) dhe Makedonska Kamenica (77).

Rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit:

  • -Shkup 310
  • -Kumanovë 55
  • -Manastir 35
  • -Prilep, Ohër dhe Strumicë –33
  • -Veles 31
  • -Kavadarci dhe Tetovë 23
  • -Gostivar 19
  • -Shtip dhe Kocani 17
  • -Sveti Nikolla 11
  • -Kërçova, Resnjë dhe Vinicë 7
  • -Negotinë 6
  • – Gjevgjeli dhe Makedonski Brod 4
  • -Strugë 3
  • -Bogdanci 2
  • -Kriva Palanka, Delçevë, Probishtip, Demir Kapija, Demir Hisar, Kratovë dhe Dojran – nga 1.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • -Shkup 780
  • -Manastir 94
  • -Kumanovë 67
  • -Ohër 51
  • -Shtip 44
  • -Veles 43
  • -Tetovë 33
  • -Kërçovë 32
  • -Gostivar 21
  • -Kavadarci 20
  • -Gevgelija 19
  • -Koçani 16
  • -Berovë 14
  • -Strugë 12
  • -Sveti Nikole dhe Resnjë 11
  • -Prilep dhe Dellçevë nga 10
  • -Negotinë 9
  • -Kriva Palanka 8
  • Probishtip dhe Dibër nga 6
  • -Radovish dhe Makedonska Kamenica nga 5
  • -Vinicë, Demir Hisar dhe Kratovë 4
  • -Bogdanci dhe Pehçevë 3
  • -Makedonski Brod dhe Vallandovë 1

Ndryshe, deri tani në vend janë testuar gjithsej 669.141 persona për Kovid-10 nga të cilët 141.844 kanë rezultuar pozitiv, prej të cilëve 116.780 janë shëruar kurse 4.228 kanë humbur betejën me virusin. Aktualisht ka 20.836 raste active në vend.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button