Gazetari grek është vrarë me 10 plumba, krimi dyshohet të ishte kryer nga organizatat kriminale

Gazetari Jorgos Karanivaz është vrarë në mënyrë brutale para shtëpisë së tij në jug të Athinës të premten, me 10 plumba, ndërkaq sipas zëvendës ministrit grek për mbrojtje civile, Lefteris Ikonomu, pas kësaj vrasje me siguri qëndrojnë anëtarë të grupeve kriminale, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Duke folur për televizionin publik grek, ERT, Ikonomu potencoi se ekziston një lidhje mes kësaj vrasje dhe krimit të organizuar, duke rikujtuar se tre vitet e fundit ka pasur disa vrasje të porositura, që sipas tij flet për një “luftë” mes bandave kriminale. Megjithatë, shtoi ai, është shumë herët të flitet për motivet e vrasjes të gazetarit Karanivaz, transmetoi “EKatimerin”.

Gjatë autopsisë së trupit, janë gjendur gjashtë plumba në pjesën e gjirit, dy në kokë dhe nga një në qafë dhe në pëllëmbën e majtë. Karanizav është gjuajtur nga dy burra me motor, me siguri skuter. Vrasësi kishte gjuajtur duke qenë në motor, pastaj ka incizuar dhe është afruar viktimës, para se të kris edhe një herë me plumbin e fundit. Vrasjen e kanë parë më së paku dy dëshmitarë.

Karanzav për një kohë të gjatë ka raportuar për kriminalitetin.

 

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, gjatë vitit 2020 në botë janë vrarë gjithsej 42 gazetarë dhe punonjës mediatik. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button