Bashkimi Evropian: kriza aktuale dhe sfidat socio-ekonomike

Bashkimi Evropian (BE) luan mbijetesën e tij në aftësinë e tij për të menaxhuar krizën aktuale dhe për t’u përballur me sfidat socio-ekonomike. BE-ja do të duhet të përmbushë pritjet e qytetarëve të tij në një kontekst veçanërisht të vështirë, për sa i përket çështjeve; ekonomike, shëndetësore, shkencore, politike, demokratike.

Bashkimi Evropian aktualisht po investon në inovacion në mënyrë që të arrijë një rritje të re ekonomike, tashmë në recesion. Për të arritur rritje ekonomike, BE-ja do të duhet të inkurajojë kërkimet në fushat më të përparuara, për shembull: inteligjenca artificiale, robotika, ndihma për start-up. Kurse, në sektorin e shëndetësisë, BE-ja duhet të parandalojë pandeminë Covid-19 me mjetet e veta, domethënë të gëzojë autonomi për sa i përket pajisjen me barna, vaksina dhe pajisjeve mjekësore kundrejt sektorit (lobit) farmaceutik, çështje të cilat i shpëtojnë nga dora. Po kështu, ka gjithashtu një mungesë transparence dhe pjesëmarrjeje të qytetarëve evropianë në vendimmarrje në nivelin e BE-së, të sfiduara nga rregulla e votimit me unanimitet.

Sot ka shumë qytetar evropianë që mendojnë se BE-ja nuk peshon sa duhet në botë, por më shumë peshon mbi secilin prej vendeve anëtare. Dhe, BE është e varur shumë më shumë në fushatë e energjisë, shëndetësisë, mbrojtjes dhe ka mbetur prapa për sa i përket teknologjisë si dhe po kështu BE-ja është bë e pakontrollueshme në fushën e zgjerimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, nji proces i papërfunduar. Vallë përballë këtyre sfidave, Bashkimi Evropian a do të duhet të transformojë vetveten? Rruga e preferuar mund të ishte ajo e federalizmit, krijimi i Shteteve të Bashkuara të Evropës.

Por, sidoqoftë, Bashkimi Evropian është një entitet “sui generis”, ai ka një territor, një popullsi, i pajisur me institucione (këshilli, parlamenti, komisioni, gjykata evropiane), rendin e tij juridik, anëtar i organizatave botërore etj. Prandaj, do të ishte më e mençur që BE-ja të shkonte apo ecë përpara kështu siç e njohim!

Bashkimi Evropian ka treguar gjatë gjithë historisë se është i aftë të kapërcejë vështirësitë dhe t’i përgjigjet sfidave. Kohët e fundit, një hapë i parë, por i rëndësishëm u ndërmor në korrik 2020 si pjesë e planit të rimëkëmbjes ekonomike pas krizës shëndetësore. BE-ja ishte në gjendje të miratojë buxhetin prej 750 miliardë euro, nga të cilat 390 do të synojnë të subvencionojnë vendet që janë më në krizë, pavarësisht nga një rënie në buxhetet kushtuar mbrojtjes, shëndetësisë, kërkimeve shkencore, klimës, ky hap mund të konsiderohet si një hap historik.

Të gjithë këta elemente dhe vlera janë të ankoruara në BE-ja, gjë që e bën atë më të fortë. Mund të thuhet se “Bashkimi Evropian është në vështirësi, por është në këmbë”. Për të ardhmen, megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi sepse, BE-ja do të dalë nga kjo krizë, si më parë edhe më i fortë…

Shkruan: Dr Abdulah Ahmedi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button