RMV, Prokuroria kumtoi detaje për aksionin anti-drogë për të cilin njoftoi dje Spasovski

Gjashtë të arrestuar, është bilanci i aksionit anti-drogë që është realizuar dje nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të asistuar nga Shërbimi amerikan për luftim kundër drogës – DEA dhe Prokuroria Publike në Kavadar.

Gjashtë të arrestuarit, dyshohen se kanë kryer veprën penale – prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve, që parashihet dhe dënohet në nenin 215 të Kodit Penal.

Drogë

“Të dyshuarit, si dhe më shumë persona të paautorizuar për shitje, kanë blerë, mbajtur dhe transportuar drogë narkotike marihuanë prej 199.444 kilogramë. Në fillim të këtij muaji, i dyshuari i parë nga Strumica (34), pasi ka gjetur blerës potencial për marihuanën, ka rënë në ujdi për blerjen e drogës nga i dyshuari i dytë nga Shkupi (45) i cili drogën e ka mbajtur në lokacion të paverifikuar. Ai i ka angazhuar të dyshuarit e tjerë dhe kështu 36-vjeçari nga Manastiri në mënyrë të paautorizuar e ka transportuar drogën në lokacionin e paverifikuar deri në fshatin Radobill të Prilepit, kurse të dyshuarit tjerë: 24-vjeçari nga Shkupi, 46-vjeçari nga Prilepi dhe 24-vjeçari nga Kumanova me vetura që i kanë ngasur ata, kanë shoqëruar qarkullimin e veturës me të cilën është kryer transportimi i marihuanës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Deri tani nuk është vërtetuar vlera e marihuanës së konfiskuar, por ajo ishte bërë në marrëveshje me N.N. nga Greqia dhe në fshatin Radobill duhej të ndodhte shkëmbimi gjatë ditës së djeshme.

“I dyshuari i parë pasi me të dyshuarin e dytë janë marrë vesh për pranim-dorëzimin e drogës dhe rolet e të dyshuarve të tjerë, është drejtuar drejt Gjevgjelisë. Droga narkotike e paketuar në katër kuti, është zhvendosur nga vetura “Ivenko” me targa të Maqedonisë së Veriut, në veturën “Citroen Xhamper” me targa greke kurse të dyshuarit tjerë kanë shkuar në drejtime të ndryshme. Personi që e ka ngasur “Iveko” ka shkuar drejt Prilepit, kurse të dyshuarit tjerë me tri vetura të tjera kanë shkuar në drejtim të rrugës magjistrale Prilep – Gradsko. Kur kanë arritur në hyrje të fshatit Raec, janë ndaluar nga policia dhe pas kryerjes së bastisjes, janë privuar nga liria. Në të njëjtën kohë, në Prilep është privuar nga liria edhe i dyshuari që ka ngasur “Ivenko”, kurse në Gjevgjeli, në pompë të benzinës është privuar nga liria edhe i dyshuari i parë – organizatori i grupit kriminel”, thuhet më tej në kumtesë.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dje vlerësoi se marihuana e konfiskuar kapë vlerën mbi 800 mijë euro, ndërkaq mediat raportuan, se i arrestuari nga Prilepi është komandant i Stacionit Policor në Prilep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button