RMV, 434 sanksione për mosmbajtjen e maskës, 36 shkelje të orës policore

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e RMV-së kanë ndodhur 36 shkelje të orës policore, ndërsa për mosmbajtjen e maskës janë sanksionuar 434 qytetarë, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

“Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (09.04.2021) deri në ora 05:00 Ministria e Brendshme ka regjistruar 36 shkelje të orës policore. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 434 gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse për parandalimin e koronavirusit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe së bashku të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së Kovid 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button