Kryeministrja e Norvegjisë u dënua për shkelje të rregullave Covid-19, kjo është vlera e dënimit

Policia Norvegjeze tha ditën e sotme se ata kanë gjobitur kryeministren Erna Solberg për thyerjen e rregullave të distancës sociale Covid-19, kur ajo organizoi një mbledhje familjare për të festuar ditëlindjen e saj, raporton OraNews.

Gjoba është 20.000 (Norwegian crowns), ose 2352 dollarë, tha shefi i policisë Ole Saeverud në një konferencë shtypi. Kryeministrja me dy mandate kërkoi falje për organizimin e një ngjarje për ditëlindjen e saj të 60-të me 13 anëtarë, pavarësisht nga rregullat e qeverisë që ndalojnë grumbullimet me më shumë se 10 njerëz.

“Mbase policia nuk do të kishte lëshuar një gjobë në shumicën e rasteve të tilla, por kryeministrja ka qenë në krye të punës së qeverisë për të vendosur kufizime,” tha policia.

Zyra e kryeministres nuk ishte menjëherë në dispozicion për komente,  raporton Reuters.

“Gjoba është veprimi i duhur për të mbështetur besimin e publikut të gjerë në rregullat për kufizimet shoqërore,” tha Saeverud.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button