fbpx

RMV, nxënësit e klasave të para do të mësojnë me programe të reja mësimore, mësimdhënësit do të trajnohen prej muajit maj

Në vitin shkollor 2021/22 në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut do të ketë programe të reja mësimore për nxënësit e klasave të para, ndërsa për realizimin e tyre, mësimdhënësit do të trajnohen në muajin maj, qershor dhe korrik, transmeton Portalb.mk.

“Nxënësit e klasave të para në vitin e ri shkollor 2021/22 do të mësojnë me programe të reja mësimore që i ka miratuar Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) me propozim të Biros për zhvillimin e arsimit”, njoftojnë nga ministria.

Ministria sqaroi që programet janë përpiluar në bazë të Standardeve Nacionale të miratuara në shkurt të këtij viti.

“Trajnimet për mësimdhënësit që do të realizojnë programet e reja mësimore planifikohen të realizohen përmes tre moduleve në maj, qershor dhe gusht”, deklarojnë nga ministria, duke paralajmëruar Programe të reja edhe për klasat tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button