RMV, nesër fillojnë ndeshjet e javës së XXVI-të, derbi shqiptar i javës zhvillohet të dielën

Ndeshjet e javës së XXVI-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, derisa derbi shqiptar i javës, Renova-Shkëndija, do të luhet të dielën, transmeton Portalb.mk.

Të dielën do të zhvillohen edhe katër ndeshje tjera në kuadër të kësaj jave:

Akademija Pandev – Shkupi

Borec – Struga Trim&Lum

Bellasica – Makedonija Gj.P.

Sileks – Vardar

Të shtunën, sikurse edhe të dielën, duke filluar nga ora 13:00, do të zhvillohet vetëm ndeshja Rabonitçki – Pelister.

Pas zhvillimit të 25 ndeshjeve deri më tani, Shkëdnija kryeson tabelën me 56 pikë, dhjetë pikë më shumë se vendi Shkupi, ndërsa në vendin e tretë gjendet Makedonija Gj.P. me 41 pikë, derisa Struga Trim&Lum në vendin e katërt me 37 pikë. Renova gjenden në vendin e nëntë me 27 pikë, një pikë më shumë se vendi i parafundi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button