Spasovski: Është konfiskuar drogë me vlerë 800.000 euro, është arrestuar zyrtar i lartë policor

Në aksion të madh policor bashkë me Agjencinë Amerikanë për Luftë Kundër Narkotikëve – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800.000 euro, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Facebook, njofton Portalb.mk.

Ai në publikimin e shkurtër nuk dha detaje për aksionin në fjalë.

“Në aksion të madh policor bashkë me Agjencinë Amerikanë për Luftë Kundër Narkotikëve është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800.000 euro, është arrestuar zyrtar i lartë policor. Vazhdojmë bashkë me partnerët tanë strategjik në luftën joselektive kundër krimit”, shkruajti Spasovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button