Duka i Edinburgut, princ Filipi, vdiq në moshën 99 vjeçare

Duka i Edinburgut, Princ Filipi, “forca dhe qëndrimi” i Mbretëreshës për 73 vjet, ka vdekur në moshën 99 vjeçare, transmeton Portalb.mk.
Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it. Pak javë më parë Princi Filip doli nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni.
“Me dhimbje të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e bërë nga Pallati Mbretëror.
It is with deep sorrow that Her Majesty The Queen has announced the death of her beloved husband, His Royal Highness The Prince Philip, Duke of Edinburgh.
His Royal Highness passed away peacefully this morning at Windsor Castle. pic.twitter.com/XOIDQqlFPn
— The Royal Family (@RoyalFamily) April 9, 2021
Princi Filip u martua në vitin 1947 me princeshën Elizabeth pesë vjet para se ajo të bëhej Mbretëreshë. Çifti ka katër fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe 10 stërnipër e stërmbesa.
Princi Filip lindi në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor të vitit 1921. Babai i tij ishte Princi Andrew i Danimarkës, djali i vogël i Mbretit Jrogo I i Helenëve.
Ndërsa mamaja e tij Princesha,Alice ishte vajza e Lordit Louis Mountbatten dhe mbesa e Mbretëreshës Victoria.
Familja e tij u internua nga vendi kur ishte foshnjë. Pasi u arsimua në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, ai u bashkua me Marinën Mbretërore Britanike në 1939, në moshën 18 vjeç.