Filipçe: Faktori për përhapjen e infeksionit po zvogëlohet, por të mos çlirohemi

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe këtë mëngjes kishte koordinim të rregullt me ​​drejtorët e klinikave, qendrave kovid në Shkup. Sipas tij, këto ditë, është ulur numri i të hospitalizuarve, por janë përgatitur kapacitete shtesë nëpër spitale, si në Shkup ashtu edhe në të gjithë vendin, njoftoi Filipçe sot në profilin e tij në Facebook, transmeton Portalb.mk.

“Sipas analizave epidemiologjike, faktori RO ka rënë nën 1 dhe shpresojmë të mbetet i tillë. Mbetemi të kujdesshëm, virusi është i paparashikueshëm dhe tinëzar”, shkroi Filipçe.

Ballafaqimi me këtë valë të tretë, e cila është shumë e fortë, thekson Ministri, është jashtëzakonisht i vështirë, jo vetëm në vendin tonë, por kudo në Evropë.

Ndërkohë, mjekët në spital i shqetëson shkalla e lartë të vdekshmërisë, por edhe pasqyra klinike e virusit të mutuar, i cili po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Ata thonë se punojnë nën presion të shtuar me të paktën 150 kontrolle në ditë në klinikat e sëmundjeve infektive, ndërsa nuk ka shtretër të lirë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button