RMV, masa të reja për të gjitha objektet që do të jenë të mbyllura këto dy javë

Të gjithë operatorët ekonomikë që janë mbyllur me vendim të Qeverisë këto dy javë do të përfshihen në masa të reja. Një nga masat që duhet t’i ndihmojë të vazhdojnë të punojnë pjesërisht është të kryejnë shitje gjatë kohë së orës policore me leje përkatëse për lëvizje, ndërsa gjatë ditës mund të shesin ushqime dhe pije në sportel, pa shërbim nëpër vetë ambientet e lokaleve, transmeton Portalb.mk.

Ato që do të qëndrojnë të mbyllura derisa të përfundojë kriza shëndetësore janë restorantet e dasmave, por për ta do të vijojë mbështetje ekonomike, e ngjashme me atë që ishte deri tani.

“Nuk mund të bëjmë lëshime, t’i lejojmë të punojnë derisa kriza shëndetësore po vazhdon. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që ata të hyjnë në sistem, të kategorizohen dhe të trajtohen si duhet në programet e rregullta të Ministrisë së Ekonomisë dhe, nëse është e nevojshme, edhe me masa shtesë. Tani fokusi është tek ata që me vendim të Qeverisë ua ndaluam punën në këto dy javë. Por, gjithsesi, e kuptojmë se më me vështirësi do  të kthehen në ekonomi dhe po mendojmë si për ata edhe të tjerët që preken t’i mbështesin me programe zhvillimi dhe do ta bëjmë atë”, tha dje zëvendës Kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi.

Qeveria konsideron se stimuli ekonomik kontribuoi në amortizimin e dyfishtë të rënies ekonomike vitin e kaluar, më saktësisht, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave është amortizuar për 4.2 pikë përqindje dhe në vend të rënies prej -8.7 përqind, rënia reale e ekonomisë vitin e kaluar ishte -4.5 përqind.

Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Financave Fatmir Besimi dje njoftoi se janë zbatuar rreth 70 masa, përmes të cilave 860 milion euro ose 82% e planit të përgjithshëm të masave u vunë në dispozicion të qytetarëve dhe ekonomisë.

Nga gjithsej 70 masa të miratuara brenda të katër pakove, në zbatim e sipër janë 21 masa me vlerë 30 milion euro, përderisa implementimi i  shtatë masave me vlerë 150 milion euro janë në procedurë parlamentare dhe shpreson që deputetët së shpejti të japin dritën e gjelbër.

Sipas analizave, pakoja e parë e masave antikrizë është implementuar me 90.1 përqind, pakoja e dytë e masave është zbatuar 100 përqind, pakoja e tretë 75.4 përqind dhe pakoja e katërt 72.7 përqind, ndërsa disa nga masat nga pakoja e treta dhe e katërt po realizohen gjatë këtij viti, me qëllim që zbatimi i përgjithshëm i masave në lidhje me planin të rritet, dhe madje implementimi mund të arrijë deri në 99 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button