RMV, spitalet të mbushur me pacientë në gjendje të rëndë, në mbështetje të oksigjenit dhe të rinj nën 30 vjeç

Një grua 29-vjeçare momentalisht është pacientja më e re nga 144 pacientë të sëmurë për shkak të ndërlikimeve nga kovid 19 në Spitalin 8 shtatori. Ajo u hospitalizua në gjendje shumë të rëndë me pneumoni masive dhe një kohë të caktuar kaloi në aparat. Tani më nuk është në repartin për kujdes intensiv, transmeton Portalb.mk.

Mjekët në spital i shqetëson shkalla e lartë të vdekshmërisë, por edhe pasqyra klinike e virusit të mutuar, i cili po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Ata thonë se punojnë nën presion të shtuar me të paktën 150 kontrolle në ditë në klinikat e sëmundjeve infektive, ndërsa nuk ka shtretër të lirë.

“Virusi është mjaft i përhapur dhe kemi dy lloje njerëzish, ata që kërkojnë menjëherë ndihmë dhe grupi tjetër që nuk besojnë në virusin dhe vijnë në spital në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, dhe fatkeqësisht disa, edhe përkundër të gjitha përpjekjeve, nuk arrijmë t’i shpëtojmë”, thotë dr. Maja Duganova, udhëheqëse e Klinikës Infektive në SPQ 8 Shtator.

Trajtimi në SPQ 8 Shtator është nga 2 deri në tre javë, ndërsa ato që janë më rëndë të sëmurë kalojnë një muaj në dhomat e spitalit. Nga pacientët e tanishëm deri në 70 për qind janë në mbështetje të oksigjenit.

“Stafi është i rraskapitur, punojmë me përpjekje ekstreme, por edhe përkundër rraskapitjes vazhdojmë të punojmë. Thirrje për mjekët amë që të mos i dërgojnë ata me simptoma të lehta në mënyrë që të kemi hapësirë ​​për ata me pasqyrë të rëndë klinike”, thotë Duganova.

Përveç në 8 Shtator, plot është edhe në qendrat tjera kovid. Në spitalin e shtetit në trajtim spitalor janë 1.724 pacientë. Nga java e ardhshme, sipas njoftimeve të ministrit të Shëndetësisë, mjekët do të mund ta japin edhe koktej-terapinë e re, që vitin e kaluar u përdor nga ish-Presidenti i SHBA-së Trump. Në dispozicion do të ketë 1500 pako. Ky ilaç ndihmon në parandalimin e përsëritjes së virusit.

Ndryshe dje betejën me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut e humbën gjithsej 35 persona, mes të cilëve më i riu në moshë ishte 39 vjeçar. Ndërkaq, u regjistruan 1.163 raste të reja nga gjithsej 3.927 të testuar kurse 854 persona ishin shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button