RMV, Myftinia e Shkupit: Namazi i teravisë të falet në shtëpi dhe jo në xhami derisa të largohet kufizimi i lëvizjes

Myftinia e Shkupit në hapësirat e xhamisë së Mustafa Pashës sot mbajti mbledhjen e rregullt me hoxhallarët e të gjitha rajoneve të Shkupit, si dhe mutevelitë e këshilleve të xhamive përkatëse për t’i njoftuar për aktivitetet e Myftinisë e në veçanti për organizimin e Ramazanit të sivjetmë, njofton Portalb.

Në mbledhje janë sjellë edhe disa vendime për organizimin e xhamive përgjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit :
1. Dita e parë e agjërimit për vitin 2021 fillon më 13.04.2021 (e martë).
2. Ezani i sabahut thirret 30 min. pas imsakut.
3. Namazi i teravisë të falet në shtëpi dhe jo në xhami derisa të largohet kufizimi i lëvizjes.
4. Sipas mundësisë, të shfrytëzohen hapësirat e jashtme të xhamisë për faljen e namazeve.
5. Sipas mundësive ligjeratat të mbahen „online“ për shkak të rrethanave.
6. Nuk organizohen aktivitete shtesë gjatë muajit të Ramazanit si; tribuna fetare, mbrëmje Kuranore etj.
7. Nuk lejohet organizimi i iftareve nëpër xhami.
8. Gjatë Ramazanit nuk do të ketë namaz nate për shkak të pandemisë.
9. Të angazhohen vaizët në tubimin e Zeqatit dhe Sadekatul Fitrit, si amaneti ynë i përbashkët për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore fetare Medresenë Isa Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame.
10. Këshilli i xhamisë të dorëzojë kërkesë me shkrim për angazhim të studentëve dhe medresantëve si dhe t’i respektojnë ata përgjatë kryerjes së detyrës në xhamitë përkatëse.

Në fillim janë lexuar  disa ajete kuranore nga Hfz. Irfan Sulejmani e pë pas, nën moderimin e referentit të Myftinisë Rexhep ef. Imeri është paraqit rendi i mbledhjes dhe më pas fjala kryesore i takoi Myftiut Dr.Qenan ef. Ismaili.

Myftiu në fjalën e tij ka njoftuar për punën e deritanishme, duke u fokusuar më tepër në mënyrën e organizimit të Ramazanit të sivjetshëm në gjitha xhamitë e territorit të qytetit të Shkupit.

Në fund të mbledhjes, myftiu dekoroi me mirënjohje tre hoxhallarët e njohur të Shkupit, tani më të pensionuar me angazhimin institucional të Myftinisë së Shkupit, në shenjë respekti për shërbimin e tyre shumëvjecar ndaj xhematit të tyre.

Hoxhallarët që u dekoruan me mirënjohje janë  Hfz. Sadudin ef. Sulejmani, imam dhe muhafiz pranë xhamisë “Murat Pasha” – Çarshi e Vjetër, Hfz. Ataullah ef. Kurtish, imam dhe mualim pranë xhamisë “Haxhi Ballaban” – Shkup, Hfz. Muharem ef. Bakiu, imam pranë xhamisë “Ataullah Hoxha” – Fshati Studeniçan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button