Skena nga videoklipi i një kënge rep, keqpërdoret për të manipuluar se Kovid-19 është mashtrim

Fotografia, e cila është shpërndarë në këtë postim në Facebook, në të vërtetë është marrë nga një video e një këngë rep të publikuar në shtator 2020. Në asnjë mënyrë nuk lidhet me pandeminë Kovid-19, as me ata që vdiqën prej saj. Nuk ka asnjë lidhje me situatën reale në spitale dhe është regjistruar nga një video-produksion. Në skenat e regjistruara për nevojat e kësaj video, ekziston edhe ajo në të cilën ngarkohen çanta të zeza në një kamion mallrash, të cilat paraqesin “njerëzit e vdekur”.

 

Postimi në Facebook manipulon perceptimet e qytetarëve duke u thënë atyre se “Kovid-19 është mashtrim dhe se i vdekuri prej saj ka ndezur cigare!”Postimi është publikuar në Facebook nga profili Majk Tajson, që përbëhet prej dy fotografive në të cilat shihet një grup njerëzish të mbështjellë me qese të zeza, skenë që të kujton qeset plastike në të cilat vendosen trupat e të vdekurve në spitale, para se të varrosen dhe të dërgohen në morg. Në mesin e këtyre njëzet trupave të vendosur në qese, ka edhe një person që i shihet koka dhe është duke pirë cigare.

Skena e çuditshme është keqpërdorur për të mashtruar qytetarët në Facebook, se pacientët Kovid-19 po mbyten, vaksinohen me helme dhe se Kovid-19 është mashtrim. Në këtë kuptim, në postim thuhet:

Për të gjithë pacientët me Kovid.
Ju gënjejnë
Ju mbysin.
Ju vaksinojnë me helme.
Covid është një mashtrim.
(i vdekuri nga Covidi, ndezi një cigare)

Por në fakt, ky është një mashtrim i llojit më të çuditshëm. Në këtë rast, perceptimi i përdoruesve të Facebook manipulohet duke bërë shkrepje ose foto të një ngjarjeje që nuk ka të bëjë fare me Kovid-19 dhe shoqërohet me pandeminë në mënyrë që të krijojë përshtypje të gabuar në fushatën anti-vaksinuese që po merr vrull këto ditë, sidomos para imunizimit masiv të paralajmëruar.

Por, në përpjekjen për të luajtur me opinionin publik, autori i postimit gjithashtu nuk arriti të fshehë gjurmët e mashtrimit të tij, me të cilin, në fakt, informacioni i pasaktë mund të kontrollohet dhe shumë lehtë të demaskohet.

Në njërën nga fotografitë ka mbetur logoja e aplikacionit Tik Tok, e cila tregon se fotografia me të vdekurit e pretenduar është pjesë e një video të postuar në këtë rrjet social nga një përdorues i quajtur Vasja Ivanov Dizajn. Bëhet fjalë për një produksion që bën video muzikore, reklama dhe produkte të tjera të skriptuara/video me metrazh të gjatë. Ky video-produksion ka edhe fotografët e vet, përmes të cilëve ata promovojnë punën e tyre në rrjetin social Tik Tok.

Fotografia konkrete, e cila pretendon në mënyrë të gabuar se paraqiten të vdekurit nga Kovid-19, njëri prej të cilëve madje ndezi një cigare, është marrë nga videoklimi i një kënge rep, nga reperi Haski. Kjo video është postuar në YouTube më 26 shtator, 2020 dhe deri tani ka mbi 900 mijë shikime.

Video shpërndahet gjithashtu në rrjetin social Twitter, por atje kuptohet në kontekst satirik:

Kontrolli ynë i fakteve tregoi se fotografia e keqpërdorur në këtë rast, paraqet një shprehje të çuditshme artistike për të prodhuar një zgjidhje video për një këngë rep.

Në video, e cila siç pritej, nuk e ka këtë skenë me të dyshuarin “e vdekur” i cili pi një cigare sepse nuk i përshtatet skenarit dhe mesazhit të këngës, shihen kur trupat e “të vrarëve” tërhiqen zvarrë në dysheme në dhomën ku kanë vdekur, duke lënë gjurmë gjaku dhe vetë dhoma, si dhe videoja, është plot me armë zjarri dhe municione. E gjithë kjo tregon se fotografia e përdorur në postimin që po recensojmë (e cila është bërë gjatë përgatitjeve për xhirimin e njërës prej skenave me të “vdekurit” të hedhur në kamion) nuk lidhet në asnjë mënyrë me pandeminë Covid-19 dhe as “të vdekurit” nuk kanë ndonjë pikë kontakti me situatën reale në spitale. Kjo dëshmohet nga vetë video, e cila në fund të fundit përmban një skenë në të cilën çantat e zeza janë të ngarkuara në një kamion që duhet të përfaqësojnë “njerëz të vdekur”.

Edhe pse ishte një manipulim, shumë përdorues besuan në të. Ky postim është shpërndarë 64 herë, ndërsa shumica e komenteve i referohen Kovid-19 si një mashtrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button