RMV, prokurori Joveski u kërkoi prokurorëve të largojnë problemin e tejkalimit të afateve për hetim

Prokurori пublik i RMV, Ljubomir Joveski kërkoi nga prokurorët publik në vend që të inspektojnë rastet në të cilat është zbuluar zgjatja apo tejkalimi i afateve për hetim në mënyrë që të përcaktojë arsyet dhe mundësitë për tejkalim. Kjo u diskutua në onlajn takimin e sotëm me prokurorët publikë, në të cilin temë ishte raporti i fundit nga Departamenti i Shtetit për situatën e të drejtave të njeriut në vitin 2020, në të cilin seksioni për RMV vë në dukje tejkalimin e afateve për hetimet, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Bëj thirrje për përgjegjësi, ndërgjegje dhe ndershmëri për të kthyer reputacionin e profesionit. Këtë mund ta bëjmë vetëm me efikasitet të procedurave”, ka theksuar Joveski.

Sipas tij, vlerësimi i paraqitur në Raportin e Departamentit të Shtetit është pa dyshim objektiv, kurse sfidat e shumta me të cilat përballen prokurorët në punën e tyre nuk duhet të jenë justifikim për zgjatjen e procedurave.

Ai u kërkoi prej të gjithë prokurorëve të bëjnë përpjekje maksimale për të ndjekur në mënyrë më efektive të krimit ndërsa bashkëpunimi me Ministrinë e punëve të brendshme dhe institucionet e tjera të avancohet dhe të mirëmbahet në nivel të lartë profesional.

“Prokuroria nuk mund të hetojë llojin modern të krimit më vete, bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm”, theksoi Joveski.

Pikërisht bashkëpunimi me institucionet e tjera, përveç situatës aktuale epidemiologjike në vend, u rendit si një element kryesor për kohëzgjatjen e gjatë të disa procedurave hetimore. Prokurorët përballen me probleme për shkak të ekspertizës afatgjatë nga institucione të caktuara, si dhe mosrespektimit të afateve ligjore nga institucione të caktuara për dorëzimin e të dhënave të kërkuara. E gjatë është edhe procedura e ndihmës juridike ndërkombëtare, e cila është e nevojshme për sigurimin e provave në raste të caktuara.

Për t’i kapërcyer këto probleme, Joveski do të fillojë takime me institucionet kompetente nga të cilat do të kërkojë personelin e tyre dhe dorëzimin me kohë të të dhënave të nevojshme në hetim. Për më tepër, anëtarët e grupit të punës për ndryshimet e ardhshme në Ligjin për Procedurën Penale u kërkuan nga Prokuroria Publike të japin më të mirën e tyre për të kapërcyer problemet dhe mangësitë në dispozitat e reja ligjore që aktualisht kontribuojnë në zgjatjen e procedurave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button