fbpx

Dhuna nga armët një epidemi që duhet të ndalet, paralajmëroi presidenti Biden

Presidenti Joe Biden po prezanton një numër masash të reja me synimin për të adresuar problemin e dhunës së armëve në Shtetet e Bashkuara, raporton VOA. Ai tha se dhuna nga armët është një epidemi, që duhet të ndalet. Presidenti shtoi se asnjë nga veprimet e tij mbi kontrollin e armëve në vend nuk shkel Amendamentin e dytë të Kushtetutës amerikane, i cili garanton të drejtën për të poseduar armë. 

Një ndër propozimet është ndalimi i përhapjes së të ashtuquajturave “armë fantazmë” që nuk kanë numra serial dhe e bëjnë të vështirë për forcat e rendit të identifikojnë autorët e krimeve.

Departamenti i Drejtësisë po prezanton amerikanët edhe me një shembull të të ashtu-quajturave “ligje paralajmëruese” që u japin mundësi anëtarëve të familjes dhe forcave të rendit t’i kërkojnë gjykatës të ndalojë blerje apo zotërim armësh për një individ të konsideruar si rrezik për veten apo të tjerët.
Ky propozim synon të shërbejë si shembull për shtetet individuale që duan të miratojnë ligje të ngjashme.

Përpjekjet e reja përfshijnë edhe hartimin e një raporti vjetor mbi trafikun e armëve të zjarrit si dhe një seri masash për të parandaluar dhunën në shkallë komuniteti.

Presioni për të forcuar masat kundër dhunës së armëve u shtua pas masakrave të fundit në Shtetet e Bashkuara, përfshirë vrasjen e 10 personave në një dyqan ushqimesh muajin e kaluar në Kolorado si dhe vrasjen e tetë vetëve në një qendër masazhesh në Atlanta të Xhorxhias. Këto akte kanë rindezur debatin shumë polemizues për të drejtën e armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button