Subvencione deri 3 mijë denarë për biçikleta, ndërsa për trotinete elektrike 7 mijë denarë, vendosi Qyteti i Shkupit

Qytetarët e Shkupit do të mund të shfrytëzojnë mbështetje financiare prej 3 mijë denarë për të blerë biçikleta, ndërsa për blerjen e trotinetit elektrik mund të marrin mbështetje prej 7 mijë denarëve, transmeton Portalb.mk.

Mbështetja financiare mund të shfrytëzohet nëse biçikleta është blerë prej 1 janarit të këtij viti, për të cilën ka llogari fiskale, ndërsa pagesat të jenë kryer të gjitha, pa këste.

Shpërndarja e subvencioneve do të realizohet deri në realizimin e mjeteve, që për biçikleta është 8.500.000 denarë, ndërsa për trotinete 1.500.000 denarë.

Vendimi për subvencion do të fuqizohet prej momentit kur do të publikohet në Gazetën Zyrtare, ndërsa kushtet për shfrytëzimin e subvencioneve do të përcaktohen nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Kjo masë vlerësohet si një masë ekologjike për ruajtjen e cilësisë së ajrit, duke përkujtuar që Enti për revizion shtetëror në raportin për luftimin e ndotjes së ajrit, theksoi kontributin e Qytetit të Shkupit me projektet si, blerja e shporetëve me peleta (2016), subvencionimi i biçikletave (2017), pastrimit të oxhaqeve e subvencionimi i trotineteve elektrike (2018), si dhe subvencionimi i inverterëve (2019). Sikurse Qyteti i Shkupit, edhe institucionet tjera përgjegjëse kanë marrë rekomandime nga Enti shtetëror për revizion për rritjen e cilësisë së ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button