RMV, lidhja e gazit për familjet do të kushtojë nën 100 euro, priten kredi të lira dhe ndihmë nga komunat

Lidhja e familjeve me rrjetin e shpërndarjes së gazit natyror do të kushtojë nën 100 euro, njoftoi kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Partneri publik-privat që do të zhvillojë rrjetin e shpërndarjes duhet të zgjidhet deri në qershor, kurse në lojë janë dy kompani nga Turqia, AKSA dhe PALET INSAAT. Kompania që do të zgjidhet duhet të investojë 300 milionë euro dhe do të kërkohet të sigurojë hua të përshtatshme të lira që do të mundësojnë familjeve të zëvendësojnë instalimin me këste për disa vjet. Për më tepër, nga komunat do të kërkohet të sigurojnë donacione për familjet që dëshirojnë të lidhen me rrjetin e gazit natyror.

“Ajo që është e rëndësishme është që kushti i tenderit që do të jetë më i rëndësishmi, do të jetë çmimi më i ulët që do të ofrohet për kyçjen e gazit natyror. Pritshmëritë tona janë që të jetë nën 100 euro për një lidhje”,  tha Bislimoski.

KRRE e ka hartuar versionin fillestar të metodologjisë së re për përcaktimin e çmimeve për shpërndarjen e gazit natyror në rrjetet që do të ndërtohen nga e para. Qëllimi është të garantojmë çmimin e gazit dhe të kemi kontroll në vitet e para të punës. Bislimoski theksoi se tani, në qytetet ku është zhvilluar rrjeti i shpërndarjes së gazit natyror, kyçja kushton 500 euro.

Ndër qytetet që janë gati për gazifikim janë Shtipi dhe Kriva Pallanka. Ato janë qytetet e para në Maqedoni, pas Strumicës dhe Kumanovës, me dokumentacion të plotë të projektit për rrjetin sekondar, kurse dokumentacioni për Prilepin, Manastirin dhe Tetovën është duke u përgatitur. 2021 do të jetë viti kur do të fillojë ndërtimi i rrjetit sekondar të tubacioneve të gazit në 10 qytete të Maqedonisë me çka tubat e gazit deri te familjet”, njoftoi kryeministri Zoran Zaev.

Sipas Drejtorit të Burimeve kombëtare të energjisë, Bajram Rexhepi, realizimi i investimeve kapitale në infrastrukturën e gazsjellësit, si të rrjetit primar ashtu edhe atë dytësor, ndërlidhja e gazit me Greqinë e më pas me vendet e tjera në rajon, do të jetë në fokusin e SHA Burimet kombëtare të energjisë në vitet e ardhshme.

Rexhepi shtoi se sigurimi i gazit natyror si burim energjie për ndërmarrjet dhe familjet do të çojë në uljen e shpenzimeve të tyre, por edhe zvogëlim të ndotjes dhe mbrojtje të mjedisit, pra kushte më të mira të jetesës për qytetarët.

Në uljen e çmimit të gazit në të ardhmen, është me rëndësi të madhe që Maqedonia të marrë pjesë me 25 përqind në impiantin e gazit natyror në Aelksandropolis, si dhe investimi në terminalin e gazit, që është planifikuar të fillojë me punë në vitin 2023.

“Sigurimi i gazit natyror si një burim energjie për kompanitë dhe familjet do të ulë kostot dhe ndotjen dhe do të mbrojë mjedisin. “Përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe zëvendësimi i qymyrit me gaz është interes i rëndësishëm strategjik”, tha Zaev.

Korridori jugor i gazit, në të cilin është edhe Aleksandropolis, është projekt prej 40 miliardë dollarësh, kalon 3.500 kilometra nga Baku në Italinë e Jugut, përmes Gjeorgjisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Burimi kryesor i gazit për këtë sistem është në vendin e quajtur “Shah Deniz” në Detin Kaspik, me rezerva prej 1.2 trilionë metra kub.

Përndryshe, interesi i familjeve për konsumim të gazit është në rritje, kështu që analiza e Komisionit të Energjisë dhe Burimeve Ujore tregon se për shembull vitin e kaluar konsumi i përgjithshëm i gazit natyror u rrit me 12.5 përqind në krahasim me 2019. Gjithsej 471 konsumatorë, nga të cilët 340 janë familje, shpenzuan mbi 338 milion metra kub gaz normal. Në vitin 2020, ka 53 lidhje të reja nga kategoria e familjeve, krahasuar me vitin 2019, kur u regjistruan vetëm 14 lidhje të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button