(Video) Drogba, super debutim, gol dhe asist!

I kanë mjaftuar vetëm 5 minuta që të shënojë golin e parë me skuadrën e re Galatasaray, dhe pas dy minutave të tjerë të asistojë për golin e dytë. Ky është Didier Drogba. 

Sulmuesi veteran, arriti që të bëjë një debutim të mrrekullushëm me gjigandin turk, duke shënuar gol vetëm pas pesë minutave që ishte futur në lojë, kur pranoi një top të mirë nga Burak Yilmaz, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi. 

Kaluan vetëm dy minuta dhe Drogba përsëri në aksion, por kësaj radhe ia kthen asistin sulmuesit turk, Yilmaz, i cili shënon për 0-2.

Lajme të ngjashme

Back to top button