Meditimi është shkëndijë e cila ndez vajin e pastër të besimit në zemrën e njeriut

Ngriti sytë tu kah qielli dhe do të shohësh se si është i stolisur me zbukurime madhështore. Do të shohësh trupa qiellorë dhe yje të panumërt dhe do të kuptosh që me sasinë dhe numrin e tyre nuk mund t’i peshojë askush pos mëkatet tua dhe me begatitë e Allahut me të cilat të ka përfshirë.

Kur këtë e kupton, gjoksi yt do të mbushet me mbresa, ndërsa zemra me ndenja. Do të përfshijë ndjenja e turpit dhe mahnitjes. Do të jesh i turpëruar para faktit sa krijesë e vocërr je në krahasim me krijesat tjera të Allahut, por edhe pas kësaj e kundërshton dhe i kundërvihesh Krijuesit Fuqiplotë me mëkatet dhe mosbindjen tënde. Nuk turpërohesh që Ai vazhdimisht të shikon dhe as nuk e falënderon për begatitë që t’i ka dhuruar.

Do të mbetesh i mahnitur para bukurisë së përsosur të krijimit dhe gjithëfuqisë së Tij. Për këtë, përsëri ngrite shikimin kah qielli, shikimi do të kthehet i molisur dhe i lodhur.

Nuk ka gjë më të bukur se mendimi për hapësirat qiellore. Dhe është e dëshiruar që kjo të bëhet natën kur tërë kozmosin e mbulon perdja e qetësisë dhe paqes dhe kur çdo gjë flen, pos Allahut, Krijuesit Tënd, i Cili kurrë nuk flen.

Zoti ynë urdhëron dhe na thërret në meditim për krijimin e qiejve dhe Tokës, siç aludon verseti:

            “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. 

            Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!

(Ali Imran, 190-191)

Begatia e meditimit apo ibadeti i meditimit bëri që Ibrahimi, a.s., të bëhet miku i Allahut (Halilull-llah), ndërsa Muhamedin, a.s., e solli nga Meka në shpellën e Hirasë.

Meditimi është kënaqësi dhe zë qiellor i cili nuk ka të bëjë asgjë me këtë të tokës. Ai është bisedë kozmike me shpirtrat tanë, i cili përshpërit duke thënë: “Tërë fuqia dhe madhështia i takon Allahut.”

Meditimi është shkëndijë e cila ndez vajin e pastër të fesë (imanin), e cila është e thurur thellë në ne dhe krijon dritë e cila ndriçon zemrat tona dhe rrugën tonë kah Zoti i botëve.

Meditimi është ekstazë e adhuruesve, cak i të urtëve dhe asketëve. Është një prej ibadeteve më të mira që na ofron te Allahu. Meditimi është njohuri, kulminacion i diturisë, vizion gjithëpërfshirës dhe e vërtetë e plotë.

Një prej njerëzve të ditur dhe të devotshëm kalonte kohën në meditim të gjatë. Kaloi pranë tij një mik dhe i tha: “Vëlla, ti shumë gjatë po kalon i vetmuar. Përse nuk qëndron me ne dhe të largosh vetminë?” Ai u përgjigj: “Vetmia e gjatë me meditim është më e mirë, ndërsa meditimi i gjatë është rrugë për Xhenet.”

Është pyetur Umu Derda, r.a.: “Cili ka qenë ibadeti më i mirë i burrit tënd, Ebu Derdasë, r.a.?” Ka thënë: “Meditimi dhe marrja mësim nga kjo.”

Sikur njerëzit të meditonin për lartëmadhërinë dhe gjithëfuqinë e Allahut, nuk do të ishin të pabindur as sa çel e mbyll sytë, nuk do të lakonin nga rruga e Tij asnjë moment dhe kurrsesi nuk do të ngadalësonin ecjen e tyre kah Allahu dhe kënaqësitë e Tij.

Për këtë, e përkujtoj veten dhe juve në fjalët e Allahut:

            “Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!

(Ali Imran, 191)

Të meditojmë për begatitë e Allahut, për krijimin e Tij dhe me këtë t’i ndriçojmë zemrat dhe shikimet tona.

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button