Dita Romëve, Pendarovski: Kemi obligim ligjor të ndërtojmë shoqëri të barabartë

Sot shënohet dita e bashkësisë rome në Maqedoninë e Veriut. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi urim komunitetit rom, duke u dëshiruar shëndet, fat dhe entuziazëm për përmirësim të përbashkët të gjendjes së komunitetit në vend, njofton Portalb.mk.

“Ua uroj 50-vjetorin e Kongresit të Parë Rom në vitin 1971 në Londër, kur aktivistë nga Evropa e konfirmuan flamurin, himnin, gjuhën, kulturën dhe identitetin rom, të më shumë se 12 romëve në Evropë. 50 vjet pas kongresit, kemi obligim garantues të ndërtojmë shoqëri ku do t’i vlerësojmë dallimet, respektojmë dinjitetin dhe do të sigurojmë pjesëmarrje të barabartë me të gjithë qytetarët, në miratimin e vendimeve për çështje të rëndësishme thelbësore për shtetin tonë”, theksoi Pendarovski.

Kryeministri Zoran Zaev, tha se i rikujtojmë politikat dhe masat konkrete për komunitetin rom, nëpërmjet të cilave u janë përmirësuar mundësitë për pjesëmarrje të barabartë me komunitetet tjera.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi theksoi se, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është shembull për avancimin e të drejtave të romëve në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button