Presidenti Pendarovski dhe prijësit fetarë – thirrje për respektim të masave

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti udhëheqësit dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të përfshira në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në takim, siç u njoftua nga kabineti i Presidentit, morën pjesë kreu i Kishës Ortodokse maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Stefan, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis-ul-ulema Shaqir Fetahu, Ipeshkvi i Shkupit dhe Strumicës, Kiro Stojanov, mbikëqyrësi i Kishës metodiste Ungjillore, Marjan Dimov, si dhe Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhëniet mes komuniteteve dhe grupeve fetare.

Tema e takimit ishte festat e ardhshme të Pashkëve dhe Ramazanit dhe kushtet në të cilat për shkak të pandemisë së kovid-19 këtë vit do të kihet kujdes i domosdoshëm i besimtarëve gjatë kremtimit në objektet fetare në vend.

Presidenti Pendarovski vuri në dukje rëndësinë e rolit të drejtuesve të bashkësive fetare, si në nxitjen e bashkëjetesës, e cila është parakusht i rëndësishëm për prosperitetin dhe përparimin e shtetit, ashtu edhe rëndësinë e veprimeve të tyre gjatë pandemisë Kovid-19.

Drejtuesit dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare u bënë thirrje besimtarëve për sjellje të kujdesshme dhe të përgjegjshme, respektim serioz dhe të pakushtëzuar të masave dhe rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, me qëllim që të mbrojnë veten dhe ata që do të vendosin t’i vizitojnë tempujt me rastin e festave, si dhe për domosdoshmërinë e vaksinimit të qytetarëve.

Presidenti Pendarovski u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të sillen me përgjegjësi dhe ndërgjegje gjatë kremtimit të festave të ardhshme fetare, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button