Sondazh i EUROMETER: Shumica e qytetarëve do të votonin “për” hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE

Vazhdon trendi i rritjes së përqindjes së qytetarëve që mbeten mbështetës të fortë të Bashkimit Evropian. Është rritur përqindja e atyre që e konsiderojnë se anëtarësimin në BE është “punë e mirë” (70.8 përqind) dhe një “punë e dobishme” (74.3 përqind), tregojnë të dhënat e fundit të EUROMETER nga shkurti 2021, i cili është pjesë e produkteve tradicionale të Eurothink, transmeton Portalb.mk.

Hulumtimi, siç u njoftua në konferencën e sotme nga Ivan Stefanovski, drejtor ekzekutiv i Eurothink, është bërë nga agjencia Indago nga Shkupi përmes një ankete telefonike të asistuar nga kompjuteri në periudhën 4 shkurt – 15 shkurt 2021 me 1.015 të anketuar dhe me marzhi gabim +/- 3 përqind.

Shumica e qytetarëve, sipas sondazhit, do të votonin për “po” që Maqedonia e Veriut të hynte në BE, ndërsa është rritur përqindja e qytetarëve që presin hyrje në BE në pesë vitet e ardhshme.

Akoma është i madh numri i qytetarëve që kanë mendim negativ për qëndrimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut, 47.4 përqind e tyre vlerësojnë se qëndrimi i BE ndaj vendit është i padrejtë, arrogant dhe shantazhues, ndërsa 20.7 përqind mendojnë se qëndrimi është i drejtë, miqësore dhe korrekt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button