Mitko Çavkov dhe shtatë të tjerë në burgun e Shtipit janë infektuar me kovid-19

Pesë të dënuar, mes të cilëve ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) Mitko Çavkov, të cilët po vuajnë dënim me burg në burgun e Shtipit janë pozitivë me covid-19. Nga burgu konfirmuan se ka edhe tre të punësuar të infektuar me virus, transmeton Portalb.mk.

“Aktualisht, në ShNP Shtip ka tre punonjës pozitivë me korona virus dhe pesë persona të dënuar. Pesë të dënuarit pozitivë me koronavirusin ndodhen në dy dhoma të veçanta të izoluara dhe të ndara nga të dënuarit e tjerë”, tha drejtori Miki Todorov.

Çavkov po vuan dënimin në këndin e mbyllur dhe me gjasë është infektuar nga një prej punonjësve, pasi nuk e shfrytëzuar fundjavën.

Dje në burg janë testuar edhe njëzet të burgosur dhe të punësuar, për të zbuluar nëse klasteri po përhapet.

Çavkov po vuan dënimin prej 16 vjetësh, i dënuar në mars të vitit 2019, për veprën penale Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Apelit ndryshoi dënim nga 18 deri në 16 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button