Pas gjashtë përpjekjesh të Ministrisë së Shëndetësisë është gjetur zgjidhje për mjekun amë në Shuto Orizare

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është gjetur zgjidhje e përhershme për mjekun amë në Shuto Orizare. Një poliklinikë private është paraqitur në shpalljen e shtatë për ordinancë për mjek amë në këtë lagje. Ministria, më 24 mars tha se asnjë mjek nuk ishte paraqitur në gjashtë shpallje nga viti 2015 deri në vitin 2020 për lëshimin e mjekëve të përgjithshëm për mjekët amë, pasi Iniciativa për zhvillimin dhe përfshirjen e komuniteteve reaguan se më shumë se 5,000 banorë të Shuto Orizares nuk kishin qasje te një mjek amë, as nuk mund të caktojnë test kovid, transmeton Portalb.mk.

“Pas 6 përpjekjeve të dështuara, për dhënien me koncesion të ordinancës për mjek amë në Poliklinikën e Shuto Orizares, sot kemi marrë aplikim në shpalljen e shtatë nga Poliklinika private e cila ka aplikuar dhe planifikon marrjen e ordinancës në kuadër të Poliklinikës së saj. Me këtë sistem të kryerjes së veprimtarisë shëndetësore në kuadër të Poliklinikës, jepet garanci se kjo zgjidhje do të jetë e përhershme”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në vitin 2017, u hap edhe ordinanca e gjinekologjisë, por pas një viti e gjysmë u mbyll pasi mjekja zgjidhi marrëveshjen e koncesionit me Shtëpinë e Shëndetit Shkup.

Tetorin e kaluar, Ministria njoftoi se gjinekologu në Shuto Orizarë do të fillojë me punë gjinekologu dr. Bozhidar Boshkovski. Lokacioni i ordinancës është gjetur, thuhej atëherë, ndërsa në mbledhjen midis ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe doktor Boshkovskit, u ra dakord që Ministria e Shëndetësisë të pajisë ordinancën.

“Dua të informoj se ka përfunduar prokurimi i pajisjeve për ordinancën gjinekologjike për këtë komunë, me çka Ministria e Shëndetësisë e zgjidhi këtë problem dekadësh në komunë”, shtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button