fbpx

RMV, për 15 vjet asnjë qeveri nuk ka arritur të fusë numrin e urgjencës 112, Stojançe Angellov thotë se do të funksionojë në qershor

Asnjë qeveri në 15 vitet e kaluara nuk ka arritur të fusë në funksion vetëm një numër për paraqitjen e fatkeqësive, zjarreve dhe rreziqeve – 112. Për qeverinë aktuale, arsyeja për moszbatimin e këtij projekti, që është një detyrë për të gjitha vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE , është pandemi e kovid -19, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Ish-drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (CMC) Agron Buxhaku tetorin e kaluar për Sdk.mk tha se një pjesë e parave që QMK mori nga buxheti i shtetit, me ribalancin për shkak të krizës mekoronën u morën, prandaj një pjesë e aktiviteteve nuk janë realizuar.  Atëkohë Buxhaku tha se shpreson që në vitin 2021 numri 112 të bëhet funksional.

Edhe drejtori aktual i QMK-së Stojançe Angellov, pas rastit në të cilin nuk ishte siguruar transporti i blegtorit të ngrirë 63-vjeçar në fshatin Emiricë të Kratovës i cili vdiq pardje në spitalin e Shtipit, disa ditë pasi mjekët e bartën atë 5 km përmes malit, njoftoi se në qershor do të jetë funksional numri i vetëm për aksidente dhe emergjenca.

“Ne, si QMK, tashmë disa muaj punojmë intenzivisht për funksionalizimin dhe implementimin e numrit telefonik evropian 112. Bëhet fjalë për numër përmes së cilit çdo qytetar do të marrë çfardo ndihme. Në këtë numër mund të denoncohen sulmet fizike, aksidentet e trafikut, zjarret dhe ngjashëm dhe kështu qytetarët do të lidhen shpejt me institucionin që do t’i ndihmojë dhe është përgjegjëse për atë ndihmë, ndërsa i koordinuar edhe me institucionet dhe shërbimet e tjera”, tha Angellov.

Tani në vend ka katër numra urgjence  edhe atë 192 – Policia, 193 – Zjarrfikësat, 194 – Ambulanca dhe 195 – Qendra për Menaxhim me Kriza.

Me futjen e numrit 112, të gjitha thirrjet nga i gjithë vendi do të merren në qendrën kryesore të vendosur në hapsirat e QMK-së. Nga atje thirrjet do të përcillen atje për ku është kërkuar thirrja. Kjo do të thotë që nëse bëhet fjalë për zjarr, operatori do ta transferojë thirrjen në selinë e Brigadës së Zjarrfikësve.

Thirrjet do të incizohen, që do të thotë se nuk do të ketë vend për transferimin e përgjegjësisë, si në rastin e bariut nga Kratova, për transportin e të cilit nuk ishte siguruar xhip, ndërsa siç tha dje Angellovi, operativi në Kratovë nuk kërkoi helikopteri dhe nuk ishte njoftuar Direktiva për mbrojtje dhe shpëtim, gjë që është shkelje e procedurave standarde operative.

Projekti numër evropian për raste urgjente filloi të implementoheh qysh në vitin 2006, menjëherë pas formimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza si organ i veçantë qeveritar. Siç thonë nga QMK, në atë kohë ishte prokuruar qendra telefonike automatike për nevojat e Qendrës, si dhe 8 qendra më të vogla telefonike për tetë qendrat kryesore rajonale. U prokuruan kompjuterë, laptopë dhe pajisjet për organet qeveritare, komitetin drejtues dhe ekipin e vlerësimit. Në objektin e Direktivës dhe Qendrës u bë lidhje e tërësishme telekomunikuese me pajisjet. Në vitin 2007, me tender ndërkombëtar publik për implementimin e numrit 112  u zhvillua studim fizibiliteti, ndërsa nga qeveria u formua bord mbikëqyrës për monitorimin e zbatimit.

Prej atëherë e deri në vitin 2016, edhe përskaj përpjekjeve të QMK-së realizimin e këtij projekti, nuk ka filuar implementimi i tij. QMK thotë se Qeveria e ka rihapur këtë çështje dhe ka filluar punën për implementim. Meqenëse asgjë nuk është bërë për më shumë se 10 vjet, e nevojshme është përgatitja e një studimi të ri fizibiliteti, pasi situata ka ndryshuar. U vendos që të ketë shtatë qendra rajonale në vend të tetë.

Tashmë është siguruar pajisja me donacion të BE-së në vlerë prej 1.5 milion euro, ndërsa ka përfunduar edhe trajnimi për personat që do të punojnë në këtë numër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button