RMV, në mesnatë do të ketë ndryshime të çmimeve për lëndët djegëse

Në Maqedoninë e Veriut prej mesnatë do të ketë rritje të çmimit të lëndëve djegëse në pakicë, ashtu që eurodizeli do të rritet për 3 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,00 denarë për litër në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e datës 5.4.2021”, njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe shërbimi për ujë në RMV, derisa benzina do të rritet për 0.5 denarë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 13.5 denarë, ndërsa mazutit nuk i ndryshon çmimi.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, prej nesër çmimi maksimal për benzinën EUROSUPER BS – 95 do të jetë 67,50 denarë për liter, EUROSUPER BS -98 do të jetë 69,50 denarë, nafta EURODIZEL BS (D-E V) 58,00 denarë, vaji për djegie ekstra i lehtë 58,00 denarë, ndërsa mazuti М-1 SU do të shitet për 34,779 denarë.

“Vendimi vjen pas votimit të ndryshimeve në Ligjin e Akcizave, të cilin e votoi Qeveria e RMV-së. KRRE-ja praktikisht e harmonizoi vendimin me ligjin në fuqi dhe tani çmimi i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë është barazuar me naftën. Çmimet e derivateve të naftës janë përshtatur në përputhje me çmimet e reja të akcizave”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button