RMV, për pasaportat e falsifikuara, policia ka paditur dhjetë punonjës policor dhe një ndërmjetësues, njëri akoma i pakapshëm për policinë
Në Prokurorinë themelore publike në Shkup janë dorëzuar dy kallëzime penale, ku përfshihen njëmbëdhjetë polic nën dyshimet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë shpërndarjes së dokumenteve me identitete të rrejshme, transmeton Portalb.mk.
“Në padi janë përfshirë gjithsej 11 persona për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” sipas paragrafit 1 nga neni 353 i Kodit Penal”, raportojnë nga Prokuroria.
Raportohet që dhjetë të dyshuarit janë punonjës policor në sektorin e pasaportave, derisa personi tjetër është ndërmjetësues, ndërsa dyshohet për dhënien 219 pasaportave.
“Kallëzimi i parë penal është në raport me 215 pasaportat e dhëna në mënyrë jo të ligjshme, ku të dyshuarit u mundësuan shtetasve të huaj të furnizohen me pasaporta të RMV-së me një identitet të huaj, identitet maqedonas, por me fotografi të peronit”, raportojnë nga Prokuroria, derisa kallëzimi i dytë ka të bëjë vetëm me katër pasaporta të falsifikuara, përmes keqpërdorimit të numrave amë.
Njëri nga të akuzuarit është në burg për rastin e keqpërdorimit të lejeve për vozitje, derisa për tetë është kërkuar paraburgim, ndërsa ndaj dy personave vetëm rritje e masave për kujdes dhe ndalesë për largim nga vendbanimi. Njëri nga tetë personat, për të cilët është caktuar masa për paraburgim, është i pakapshëm për policinë.
- LEXO: RMV, janë dhënë dokumente të rrejshme për 215 persona, një pjesë e tyre kriminelë, konfirmoi Spasovski
- LEXO: RMV, sot ka pasur arrestime nga vendet e punës të personave që kanë falsifikuar dhe kanë shitur pasaporta
- LEXO: Spasovski për aferën e pasaportave: Njëri nga të arrestuarit kishte kontakte të përditshme me Mickoskin
- LEXO: Deputeti Aziri: Shtetësinë më lehtë e merr një kriminel se ata që janë lindur e rritu në RMV