Maqedonia e Veriut vetëm në muajin janar dhe shkurt ka regjistruar afër 300 milionë euro deficit tregtar

Në Maqedoninë e Veriut në janar dhe shkurt të këtij viti është regjistruar rritje e eksportit për afër 10% në krahasim me vitin e kaluar, ndërkohë dallimi ndërmjet eksportit dhe importit është akoma i madh, transmeton Portalb.mk.

“Deficiti tregtar, në periudhën janar-shkurt të vitit 2021, është 296 116 mijë euro”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që gjatë këtyre dy muajve ka pasur eksport të mallrave për 1 072 524 000 euro, ndërsa importi për 1 368 640 000 euro.

Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet kemi rritje të eksportit për 9.8%, ndërsa rritje të importit për 4.4%. Më së shumti produkte të eksportuara, 377 740 000 euro, janë makineritë dhe pajisjet për transport.

Eksporti këta dy muaj në vendet e rajonit është: 31 876 000 euro në Serbi, Greqi 24 538 000 euro, Bullgari 37 010 000 euro, Kosovë 36 938 000 euro; derisa importi në këtë periudhë nga Serbia është 81 819 000 euro, Greqia 81 121 000 euro, Bullgari 58 946 000 euro dhe Kosovë 9 405 000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button