Fronti 21/42: Menaxhimi i Trashëgimisë botërore në rajonin e Ohrit është tregues i Qartë se nuk ka sundim të ligjit

Organizata ekologjike Fronti 21/42 reagon se institucionet kompetente i kanë shkelur ligjet në lidhje me prezantimin dhe diskutimin e organizuar publik mbi Draft-raportin për vlerësim strategjik të ndikimit mbi mjedisin jetësor për Planin urbanistik jashtë vendbanimit – Goricë Veri, për një plan që do të jetë në dispozicion për publikun nga 5 prill deri më 5 maj, ndërsa prezantimi publik dhe debati publik janë caktuar për 23 prill, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Është shembull tipik i shkeljeve të ligjit nga autoritetet, në mënyrë që krijon iluzionin se ata po veprojnë në përputhje me ligjin. Njoftimi, par ata që nuk i njohin rrethanat, len përshtypjen si shembull i demokracisë pjesëmarrëse – se komuna, në procesin e miratimit të tij, i jep publikut mundësinë për të shprehur mendimin e tyre mbi ndikimin e planit të ri urbanistik. Në realitet, komuna e publikon vetëm Draft-raportin për vlerësim strategjik të ndikimit mbi mjedisin jetësor për Planin urbanistik, por jo edhe vetë planin urbanistik – prandaj publiku nuk ka asnjë mundësi për të vlerësuar nëse Draft-raporti vërtet e vlerëson saktë dhe plotësisht ndikimin e planit, për të parashtruar pyetje të përshtatshme në lidhje me këto ndikime tek autoritetet kompetente, as të paraqesin komente cilësore të bazuara në informacion të plotë dhe të saktë”, thonë nga Fronti 21/42.

Ata shtojnë se me këtë procedurë komuna e Ohrit e shkel Ligjin për mjedis jetësor (neni 69, paragrafi 1), Rregulloren për pjesëmarrjen e publikut në përgatitjen e rregulloreve (etj.) Në fushën e mjedisit jetësor (neni 6, paragrafi 1), Direktiva Evropiane për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor (neni 6, paragrafi 1 dhe paragrafi 2) dhe Konventa e Aarhusit.

Sipas ekspertëve, kjo nuk është hera e parë që komuna e Ohrit zhvillon proces të konsultimeve me publik vetëm me publikimin dhe dëgjimin publik të Raportit të VSMJ, pa publikimin e draft dokumentit, ndikimi i të cilit vlerësohet.

“E njëjta formulë u aplikua për planin urbanistik për Kompleksin Turistik Gorica në vitin 2018; të njëjtin vit (2018) për planin e një mini- zone industriale në Leskoec; ndërsa edhe plani për urbanizimin e fshatit Konjsko (gusht 2020) është një shembull tjetër; etj. Për të gjitha këto plane (dhe të tjera) që mundësojnë urbanizim shtesë të trashëgimisë botërore tashmë të shkatërruar, komuna kinse e përfshiu publikun në proceset e miratimit të tyre, pa lejuar qasje në ato plane. Asnjë nga planet urbanistike të përmendura nuk është i publikuar akoma,” janë të prerë nga Fronti 21/42.

Ndër të tjera, ata theksojnë që plani i ri urbanistik për Gorica Veri mundëson ndërtimin e vikend shtëpive të, hoteleve, moteleve, bujtinave, objekteve të mëdha të reja hotelerike, etj. në një sipërfaqe prej 11.62 hektarësh; si dhe korridore të komunikacionit në një sipërfaqe prej 3.98 hektarësh. Ndërsa, kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rekomandimin nr. 6, me të cilin që në vitin 2017 UNESCO bëri thirrje për një ndalim të menjëhershëm të çdo transformimi urban dhe bregut të liqenit, të paktën derisa të gjitha dokumentet dhe rregulloret përkatëse të miratohen dhe të sigurohet zbatimi efektiv i ligjeve.

“Menaxhimi i trashëgimisë botërore në rajonin e Ohrit vazhdon të jetë tregues shumë i qartë i mos sundimit të ligjit në vendin tonë. Ajo që na tërhoqi vëmendjen nga rishikimi fillestar, i përgjithshëm i Draft-raportit të botuar për VSMJ për planin e ri urbanistik është se hartuesi nuk e ka marrë parasysh pikërisht Ligjin për menaxhim të Trashëgimisë botërore në rajonin e Ohrit. Rekomandimet dhe vendimet e UNESCO-s gjithashtu nuk përmenden as në tekstin e dokumentit që e vlerëson ndikimin e planit të ri urban në trashëgiminë botërore”.

Fronti 21/42 kujton qeverinë qendrore dhe atë lokale se me çdo vendim në kundërshtim me rekomandimet ata kontribuojnë me vetëdije në shkatërrimin e pasurisë unike m vlerë të jashtëzakonshme për të cilën ata kanë përgjegjësi ndaj të gjithë botës dhe të gjitha brezave të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button