RMV, sistemi shëndetësor i mbingarkuar, 21.265 raste aktive, 13.000 qytetarë të vaksinuar

Autoritetet thonë se kanë intervenuar duke angazhuar reparte shtesë, duke instaluar oksigjen, kuadër shtesë në sistemin e rotacionit për ruajtjen e sistemin shëndetësor dhe për çdo pacient të sigurohen shtretër spitalor. Këtë javë, autoritetet përkatëse e përshkruan si kritike për sa i përket përhapjes së mëtejshme të virusit në valën e tretë, në të cilën janë regjistruar një numër i madh i të infektuarve dhe të vdekurve, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në vend arriti në 21.265. Në 24 orët e fundit, u regjistruan 1.259 raste të reja me koronavirus, nga 4.555 teste. Dyzet e pesë njerëz vdiqën dhe 751 pacientë u shëruan.

Ndërkohë, edhe dje vaksinimi masiv kundër kovid-19 vazhdoi në sallën “Boris Trajkovski” dhe në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Nga gati 2.800 qytetarë të planifikuar tashmë, 2.500 janë vaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se tani jemi në një periudhë kur sistemi shëndetësor është vërtet i ngarkuar, dhe para nesh kemi festa.

“Duke pasur parasysh përvojën e vitit të kaluar kur festa të tilla, konkretisht Ramazani dhe Pashkët ishin në të njëjtën periudhë, seriozisht e komplikuan dhe e ndërlikuan situatën epidemiologjike, konsiderojmë se nëse ndodh tani me një sistem shëndetësor tashmë të ngarkuar, do të jetë situatë krize që do të jetë e vështirë të menaxhohet. Kjo është arsyeja për futjen e masave shtesë kufizuese për t’i dhënë fund kësaj valë të tretë dhe deri tani më të fortë të Kovid-19. Besoj se qytetarët do t’u përmbahen të gjitha këtyre masave. Duhet të jemi të vetëdijshëm se me sjelljen tonë, përgjegjësinë, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës, kontribuojmë në përfundimin e kësaj vale sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Filipçe.

Ai thekson se numri optimal, që dëshirojnë ta arrijnë është rreth 7000 qytetarë të vaksinuar në ditë. Filipçe informoi se dje nuk kishte asnjë problem me vaksinimin dhe u shpreh se shpreson që të vazhdojnë njësoj edhe periudhën e ardhëshme.

Filipçe theksoi se përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gati 13 mijë qytetarë dhe përveç dy rasteve të kolapsit, të cilat, siç tha ai, nuk kanë të bëjnë me vaksinën, por me shumë gjasë bëhet fjalë për frikë dhe sulme paniku. Këtu në sallën “Boris Trajkovski” , siç tha ai, nuk ka efekte tjera anësore.

Në lidhje me të vaksinuarit e deritanushëm, Ministri theksoi se nuk ka asnjë rekomandim që të bëhet diçka pas marrjes së vaksinës, si preventimi ose ndonjë kontroll

Mbi 90 përqind e punonjësve shëndetësorë që punojnë me pacientë kovid tashmë janë vaksinuar dhe rivaksinuar. Lidhur me vaksinimin e anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ushtrisë, sipas Filipçe, ka pasur interes të madh në përputhje me vaksinat në dispozicion, ndërsa grupet prioritare në Armatë dhe polici do të jenë ata që janë më të ekspozuar dhe që kanë më shumë kontaktet gjatë ditës.

Në institucionet e tjera, paraqiten punonjësit mbi 50 vjeç të cilët kanë komorbiditete të caktuara dhe kështu rekrutohen të paraqiturit e MPPS-së, punonjësit në kopshte, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës – mësuesit nga klasa e parë në klasën e tretë.

Përveç disa informacioneve në rrjetet sociale, Filipçe tha se deri tani nuk kanë parë fushatë të fortë anti-vaksinë deri më tani.

“U bëj thirrje qytetarëve të jenë të vetëdijshëm se kjo është e vetmja armë me të cilën ne do të ndryshojmë pasqyrën e pandemisë. Jo vetëm në vendin tonë, kudo në botë. Të gjitha vaksinat janë të sigurta. Atje ku ka dyshime, ne jemi të kujdesshëm dhe presim rekomandime dhe mendime të përshtatshme dhe kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë për të ruajtur shëndetin tonë”, tha Ministri i Shëndetësisë Filipçe.

Në spitalet e vendit janë hospitalizuar 1.744 pacientë me kovid dhe ka rreth 230 shtretër të zbrazët spitalor. 692 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në Shkup. Në qendrat kovid në qytete të tjera, gjithsej po kurohen 1052 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus, më tepër në Prilep 145, në Strumicë 116, Ohër 105, Veles 103, në Kumanovë dhe Shtip 93 dhe Kavadar 73 pacientë.

Numri i përgjithshëm i i të diagnostifikuarve me kovid që nga fillimi i epidemisë në vend është 136.426, i të shëruarve 111.139, ndërsa i të vdekurve 4,022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button