Shtëpia e Bardhë: ShBA-ja nuk do të fusë pasaportë kovid

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë idenë e futjes së pasaportave të detyrueshme federale si dëshmi për vaksinim, duke thënë që privatësia dhe të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen, transmeton Portalb.mk.

Skema për futjen e certifikatave të tilla shihet në të gjithë botën si mënyrë për të udhëtuar në mënyrë të sigurt në kohë pandemie, ndërsa kritikët e përshkruajnë atë si diskriminuese. Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do ta mbështesin një sistem që kërkon nga amerikanët të mbajnë letrat kredenciale.

“Nuk do të ketë asnjë bazë federale të vaksinave në ShBA, as nga askush nuk do të kërkohet të ketë dëshmi federale të vaksinimit. Qeveria nuk do ta mbështesë kurrë një sistem që u kërkon amerikanëve të mbajnë letrat kredenciale. Privatësia dhe të drejtat e qytetarëve amerikanë duhet të mbrohen dhe një sistem i tillë i bën ata të pabarabartë”, tha Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Britania e Madhe po zhvillon certifikata të përkohshme për kovid-statusin, të cilat do të mundësojnë pjesëmarrjen në koncerte dhe ngjarje sportive. Bashkimi Evropian ka njoftuar gjithashtu futjen e një “certifikate të gjelbër digjitale” me qëllim që të mundlsihet udhëtimi në mënyrë të lirshme në verë, ndërsa në Izrael të vaksinuarit plotësisht kanë “certifikatë të gjelbër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button