RMV, janë dhënë dokumente të rrejshme për 215 persona, një pjesë e tyre kriminelë, konfirmoi Spasovski

Ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovki, ka konfirmuar se janë shpërndarë 215 pasaporta të falsifikuara me identitete të rrejshme, ndërkohë raportohet se për shkak dyshimeve për përfshirje në aferë, janë arrestuar nëntë punonjës policor në Maqedoninë e Veriut, derisa punonjësi i dhjetë nuk është kapur akoma, transmeton Portalb.mk.

Ministri raportoi që punonjës policorë kanë dhënë pasaporta të falsifikuara me identitet të rrejshëm, duke theksuar se mbështetje për hetime kanë marrë edhe nga Ambasada Amerikane në vend dhe Interpoli.

Spasovski në konferencën për media konfirmoi që janë dhënë pasaporta të falsifikuara për 215 persona, prej të cilëve njëri është shtetas i Maqedonisë së Veriut. Pas hetimeve me Interpolin, raportohet që një pjesë e këtyre personave janë pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Afera e njohur “Mafia” është paraqitur fillimisht nga partia opozitare VMRO-DPMNE, të cilët kërkojnë që të arrestohet koka e krimit, ndërkohë ministri paralajmëroi që nga kjo parti janë kryer pengesa të ndryshme, për të cilat paralajmëroi që do të raportojë prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button