Çekia planifikoi lehtësimin e masave kundër koronavirusit, derisa në Bosnjë u kërkua dorëheqja e Qeverisë

Qeveria çeke planifikon lehtësimin e parë për këtë vit të masave kundër koronavirusit, raporton REL, ndërkohë mbi 1,000 njerëz marshuan të martën në Sarajevë, për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Bosnje e Hercegovinës, për shkak të, siç thanë, trajtimit të dobët të pandemisë së koronavirusit.

Dyqanet për fëmijë pritet të rihapen, ashtu si edhe kopshtet zoologjike dhe botanike, tha ministri i Industrisë, Karel Havliçek. Sipas tij, lehtësimi i këtyre masave do të përkojë me rikthimin në shkolla të nxënësve të ciklit të ulët, nga 12 prilli.

Nga kjo datë pritet të përfundojë edhe ora policore gjatë natës, si dhe kufizimi i lëvizjes midis qyteteve. Havliçek tha se Qeveria pritet t’i miratojë masat gjatë ditës së martë.

Republika Çeke është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi. Dyqanet dhe restorantet kanë qenë pothuajse vazhdimisht të mbyllura që nga tetori.

Në mars, Qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka shfrytëzuar kompetencat e gjendjes së jashtëzakonshme për të kufizuar lëvizjen e njerëzve brenda lagjeve të tyre. Lehtësimi i masave vjen pasi numri i infeksioneve ditore me koronavirus ka rënë nën mesataren shtatëditore prej 5,000 të të infektuarve – për herë të parë që nga mesi i dhjetorit.

Shtrimet në spital gjithashtu kanë rënë. Çekia, vend me 10.6 milionë banorë, ka regjistruar mbi 1.5 milion raste me koronavirus dhe mbi 27,000 viktima.

Ndryshe, autoritetet boshnjake raportuan se 99 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në Bosnje në 24 orët e fundit. Kjo, sipas tyre, është shifër rekorde për vendin me 3.3 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button