RMV, policia e arrestoi pasi në oborr organizoi dasmë me këngëtarë dhe gjuajti me armë

Policia e Shkupit arrestoi 51 vjeçarin si të dyshuar për organizmin e dasmës duke shtruar edhe tavolina në oborrin e shtëpisë, ku morën pjesë edhe këngëtarë, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor nga SPB-Shkup arrestuan 51 vjeçarin E.S. nga fshati Matkë. Tek ai, gjatë kontrollit është gjetur armë “beretë” kalibrit 9mm, ai gjuajti me armë dhe organizoi dasmë familjare në oborrin e tij, në kundërshtim me rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19”, njoftoi policia.

Raportohet që në oborrin e shtëpisë së tij ishin dy muzikantë dhe tavolina të vendosura. Policia gjithashtu ka arrestuar edhe katër persona në këtë ngjarje, dy nga Shkupi, një nga Tetova dhe një nga Gostivari, ndërsa është paralajmëruar edhe padi përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button