RMV, Qeveria zhvilloi seancë për investimet në shkolla, ushtrinë, restorantet, financimin e projektit shkencor për Kovid-19 dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 64-t ka vendosur për financimin shtesë të shkollave fillore dhe të mesme, transmeton Portalb.mk.

Qeveria miratoi propozim për rritjen e vlerës së regresit për pushim vjetor, në kuadër të pakos së pestë të masave ekonomike për rimëkëmbjen ekonomike në kushte të pandemisë, ku si shpenzime të njohura pritet të jetë edhe shpenzimi i kompanive për testimin e punonjësve.

Programet për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave u miratuan në seancë, ashtu që në vitin 2021 planifikohen 31.400.000 denarë shtesë për shkolla fillore dhe 2,800,000 denarë për ato të mesme.

Për blerjen e reagjentëve dhe shpenzimeve tjera laboratorike në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, do të shpenzohen 6 milionë denarë, pas miratimit të Qeverisë. Këto do të shfrytëzohen për hulumtimin shkencor ku do të përfshihen 100 pacientë me simptoma të rënda nga Kovid-19.

Propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të lejuar pjesëmarrjen e forcave të huaja ushtarake në vend në kuadër të ushtrimeve “Goditja e shkëlqyer 21”, u miratua nga Qeveria. Ushtrimet do të zgjasin nga 28 prilli deri më 30 qershor të këtij viti, ku do të marrin pjesë 1300 ushtarë të RMV-së, 500 nga SHBA, 20 nga Greqi dhe 20 nga Bullgaria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button